Futboll Sport

KATËR TË ARRESTUAR/ Skandal në hotelin e Real Madridit (VIDEO)

Real Madrid ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në Holandë, në prag të sfidës me Ajax, e projektuar për sot në 21:00 në Amsterdam.

Nata nuk ka qenë e qetë për lojtarët e Santiago Solari, të cilët janë zgjuar nga zhurma e fishekzjarrëve në orën 2:30 të mëngjesit të sotëm. Kanë qenë tifozët e Ajax që kanë shkuar pranë hotelit ku ishte akomoduar skuadra spanjolle dhe kanë shpërthyer në fishekzjarrë deri në orën 4:00 të mëngjesit.

Punonjësit e hotelit menjëherë lajmëruan policinë, të cilëve iu deshën një orë e gjysmë për të pastruar zonën. Siguria e klubit gjithashtu mori pjesë në operacion dhe kapën katër tifozë ultras, të cilët më vonë u arrestuan nga policia.

Incidenti ka qenë subjekt i bisedës së lojtarëve këtë mëngjes, pasi që ishte praktikisht e pamundur të pushonin gjatë atyre orëve të fishekzjarrëve.

Nuk është hera e parë që tifozët rivalë të Realit shkojnë në hotelin ku akomodohet skuadra për të prishur gjumin e lojtarëve. Vitin e kaluar, në Paris, kishte disa të arrestuar përpara ndeshjes kundër PSG në raundin e dytë të CHL.

Related posts

I KËRKON FALJE PAS KËRKESËS QË I BËRI NEYMAR-IT/ Onana: S’duhet ta kisha bërë para syve të të gjithëve

Delo.autor

MPOSHT DJOKOVICIN/ Modric zgjidhet sportisti më i mirë në Ballkan për 2018

Delo.autor

MBYLLET JAVA E 27 NË SUPERIORE/ Tirana sheh makthe, Kastrioti 3 pikë larg. Laçi e Flamurtari drithërojnë Teutën

Delo.autor

Leave a Comment