Futboll Sport

HOMAZHE TE KLUBI I FËMIJËRISË/ Trupi i Emiliano Sala niset drejt Argjentinës (FOTO)

Trupi i Emiliano Sala do të dërgohet në Argjentinë.

Sulmuesi argjentinas do të rikthehet në klubin e tij të fëmijërisë, Atletico Social San Martin, ku do të zhvillohen homazhet për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Trupi i pajetë i tij të premten do të rikthehet në vendlindje, ndërsa në fundjavë do të bëhet varrimi i tij.

Trupi i pajetë i Salas u gjet javën e kaluar, pasi aeroplani me të cilin po udhëtonte nga Franca për në Cardiff ishte rrëzuar në brigjet e Anglisë.

Argjentinasi ishte duke kryer transferimin 20 milionë euro nga Nantes për në Cardiff City, por aeroplani u rrëzua për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

 

 

 

Related posts

PARALAJMËRON “PLESHTIN” PARA SFIDËS/ Bonucci: Juventus e frenon në fazën mbrojtëse, në sulm mendon alieni…

Delo.autor

PREZANTON SFIDËN E KTHIMIT “KUPA E ITALISË”/ Gatusso e thotë qartë: Dua që lojtarët të ushtrojnë presion…

Delo.autor

DUAN TITULLIN/ Mbrojtja e Napolit “fut ujë”, Ancelotti lëshon ALARMIN

Isa.Autor

Leave a Comment