Futboll Seria A Sport

KËRKOHET NGA GJIGANTËT E SERIE A/ Talenti 19-vjeçar merr vendimin, e ardhmja tek…

Nicolo Zaniolo, mesfushori 19-vjeçar i Romës që ka bërë për vehte të gjitha skuadrat “big” të Serisë A, duket se e ka të qartë se çfarë do të bëjë sezonin tjetër. “Në fund të sezonit do të zhvillojmë një takim me drejtuesit e Romës për të diskutuar rinovimin e kontratës. Besoj se nuk do të kemi asnjë problem për të gjetur një marrëveshje”, u shpreh babai i lojtarit, Igor Zaniolo.

“Nga të gjitha palët ekziston dëshira e mirë për të vijuar bashkëpunimin edhe sezonin tjetër dhe kjo është e rëndësishme. Zërat që kanë qarkulluar kohët e fundit e kanë shqetësuar djalin tim, por ai dëshiron të vazhdojë të punojë i qetë për të nderuar fanellën e Romës”, u shpreh më tej babai i talentit të Serisë A. Zaniolo, në 29 ndeshje në total këtë sezon ka realizuar 5 gola.

Juventus është skuadra që më së shumti këmbëngul për ta blerë lojtarin, duke ofruar edhe një rrogë shumë më të lartë se ajo që Zaniolo përfiton aktualisht (700 mijë euro në sezon). Ndërkohë që, orët e fundit është mësuar se për lojtarin është interesuar edhe agjenti i famshëm Mino Raiola, që synon ta ketë në patronazh, por lojtari ka refuzuar… për momentin.

Related posts

DERBI I KRYEQYTETIT/ Zgjidhet ngërçi, bashkohet me ekipin e parë të Partizanit mesfushori… (FOTO)

Delo.autor

PRITET TË ARRIHET MARRËVESHJA/ 4 milionë euro në sezon deri në 2026, Milan hap negociatat me yllin

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Çështje 1 milion euro, orë të zjarrta për merkaton e Milan

Delo.autor

Leave a Comment