Futboll Sport

PAS 5 SEZONESH/ Toni Kroos “trazon ujërat” te Real Madridi, gjermani përgatit largimin

Pas 5 sezonesh, duket se ka përfunduar cikli i Toni Kroos te Real Madridi.

Është ky lajmi që ka publikuar sot portal spanjoll “Don Balon”, që flet në fakt për një divorc mes mesfushorit gjerman dhe trajnerit të Los Blancos, Solari.

Një fenomen gati i konfirmuar plotësisht madje edhe publikisht pas fitores së të dielës në La Liga, kundër Levante 2-1.

Kroos nuk mbeti shumë i kënaqur nga zëvendësimi në minutën e 69-të.

Natyrisht ai është konsideruar si një prej fajtorëve kryesorë të një paraqitje jo në lartësinë e skuadrës, dhe ka reflektuar para kamerave pakënaqësinë e tij.

Një shenjë e qartë lamtumire në merkaton e verës, të paktën sipas asaj që raporton media spanjolle.

Sipas “Don Balon”, destinacioni i ardhshëm i gjermanit Kroos është Manchester City, aty ku do të shënonte ribashkimin me ish-trajnerin e tij Pep Guardiola, me të cilin bashkëpunuan suksesshëm në kohët e Bayern Munich.

Related posts

Nis në Korçë, Teuta kërkon 3 pikët jetike ndaj Skënderbeut të shpallur kampion

Sadik.Autor

Liverpool, ja si e priti Karius transferimin e Alisson

Sadik.Autor

Ofertë e pabesueshme për talentin që po shkëlqen te Partizanit

Sadik.Autor

Leave a Comment