Futboll I pakategorizuar Sport

KISHTE FRIKË MOS “HANTE DRU”/ Portieri humbet momentin e lindjes së binjakeve sepse ishte në ndeshje (FOTO)

Një portier hero, pasi sakrifikoi një ndër momentet më të bukura për të ndihmuar ekipin e tij në fushë të blertë. Lojtari i Newport County Joe Day është parë duke vrapuar në përfundim të ndeshjes së FA Cup pas fitores 2-0 ndaj Middlesbrough.

28 vjeçari e dinte që lindja e binjakeve ishte afër, por telefoni i tij ishte i fikur kështu që lajmin e ëmbël e ka marrë nga stafi pas përfundimit të sfidës. Ai ka treguar se kishte frikë mos bashkëshortja do t’i jepte një “dru” për mos prezencën e tij në lindjen e vajzave, por jo ajo dukej e buzëqeshur në foton familjare.

Sofia dhe Emelia kanë lindur gjatë pjesës së parë të lojës, por babai i tyre ka vijuar ndeshjen deri në fishkëllimën e fundit.

Menjëherë sapo ka mbaruar ndeshja ai ka vrapuar drejt trajnerit duke e pyetur nëse mund të largohej që të shihte familjen dhe ka vrapuar drejt dhomave të zhveshjes.

 

 

Related posts

Nurmagomedov pritet si hero në Dagestan (Video)

Sadik.Autor

“EURO 2020″/ Lojtarët e Kosovës e ndezin nga një cigare para nisje për në Gjeorgji (FOTO)

Delo.autor

ARSENAL-LEEDS/ Pas 13 minutash lojë, Aubameyang dhuron spektakël dhe zhbllokon sfidën me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment