Futboll Premier League Sport

KLUBI GATI T’I “JAPË DUART” SARRIT/ Chelsea ëndërron trajnerin që po çmend në Premier

Skuadra e Chelsea është gati t’i “japë duart” trajnerit Maurizio Sarri pas vetëm një sezoni, duke parë që “blutë” e Londrës nuk po bindin me paraqitjet e tyre. Në planet e presidentit Roman Abramovich është trajneri argjentinas Mauricio Pochettino, trajneri aktual i Tottenham, që prej vitesh është në elitën e Premier League.

Kohët e fundit është përfolur se Pochettino është shënjestruar edhe nga Real Madrid e Manchester United, ndërkohë që edhe Chelsea është futur në garë për të marrë trajnerin argjentinas. Sipas “Sunday Express”, drejtuesit e Chelsea kanë mbetur të zhgënjyer nga filozofia e trajnerit italian, që në rast se nuk kualifikohet në Champions League do të largohet.

Pavarësisht se Chelsea fitoi dje 5-0 ndaj Huddersfield, humbja 0-4 një javë më parë ka krijuar mjaft tension mes fansave, që nuk e pranojnë këtë paraqitje me luhatje të skuadrës. Pochettino arrin gjithnjë të jetë pretendent me Totenham edhe pse është një ekip që nuk shpenzon asnjë qindarkë në merkato. Ndaj, drejtuesit e Chelsea mendojnë se ai është i përshtatshëm për të rikthyer fitues edhe “blutë” e Londrës.

 

Related posts

E BUJSHME/ Në Itali votojnë për përjashtimin e Interit, Milanit dhe Juventus nga kampionati. Ja skuadrat që janë pro…

Delo.autor

SONTE KROACI-SPANJË/ Për një vend në çerekfinalen e Euro 2020

Delo.autor

DALIN FOTOT/ Ky është futbollisti afgan i cili ndërroi jetë pasi ra nga avioni amerikan. Po përpiqej t’iu shpëtonte talebanëve

Delo.autor

Leave a Comment