Futboll Kategoria Superiore Sport

TRAJNERI GEGA VAZHDON MERKATON/ Partizani me goditje blic, ish-sulmuesi i kombëtares afër “Demave”

Partizani vazhdon të jetë në merkato për afrimin e një sulmuesi. Trajneri Skënder Gega do të afrojë me patjetër një sulmues, ndërsa me mbarimin e merkatos së janarit po shihen futbollistë që janë të lirë në treg. I pari në listën e të kuqve, mbase dhe i vetmi është Agon Mehmeti, sipas asaj që shkruan Panorama Sport.

Ish-lojtari i kombëtares ka pësuar një rënie shumë të madhe në karrierën e tij, pasi nuk po arrin të stabilizohet. Ai e ka mbyllur sezonin e kaluar me Oxford United, ndërsa në 6 muajt e parë të këtij sezoni është pa ekip. Sulmuesi ka eksperiencë, pasi ka luajtur me ekipe të rëndësishme si Malmo, Novara, Palermo apo Olhanese.

Karriera e tij ka marrë një drejtim shumë të çuditshme, por Partizani mund të shihet si një mundësi rinisje, pasi nëse nuk gjen një ekip, 29-vjeçari me shumë mundësi do të marrë goditjen përfundimtare në karrierën e tij. Mbetet për t’u parë nëse një goditje e tillë do të realizohet, momentalisht i gjithë ekipi është i përqëndruar te ndeshja me Kamzën.

Related posts

UDHËTOJNË DREJT GJERMANISË/ “Zonja e Vjetër” ndjek nga afër yllin e Dortmund…

Delo.autor

“DRIDHET” MILANI/ Jo vetëm Çelsi, gjiganti europian ofron shifrën stratosferike për yllin e kampionëve të Italisë

F.autor

“ÇËSHTJA MODRIÇ”/ Real Madrid do të bëjë një ankesë për agjentin e tij

Isa.Autor

Leave a Comment