Futboll La Liga Sport

KLUBI “KATALANAS” PËRMBUSH SYNIMIN/ Arrihet marrëveshja, ylli i Barcelonës rinovon deri…

Më në fund ka një marrëveshje mes dy palëve. Jordi Alba, siç njofton katalanasja “Sport”, ka rënë dakord për të gjitha detajet e rinovimit të kontratës me Barcelonën. Burimet nga brenda klubit blaugrana kanë shpjeguar se mbrojtësi anësor do të jetë pjesë e kampionëve të La Liga-s edhe për pesë sezonet e ardhshme, domethënë deri në vitin 2024.

Marrëveshja e tij ekzistuese përfundonte në vitin 2020. Ditët e fundit, takimet ishin shtuar mes palëve dhe kanë përparuar deri në arritjen e marrëveshjes përfundimtare, e cila tashmë është një realitet. Në këtë mënyrë, Jordi Alba dhe klubi azulgrana përmbushin synimin e tyre për ta mbajtur këtë marrëdhënie edhe për shumë vite të tjera.

Jordi Alba është një shtyllë themelore e skuadrës së Barcelonës, ndaj edhe negociatat orientoheshin drejt plotësimit të kushteve të lojtarit dhe rinovimit patjetër me të. Klube të tjera ishin duke vigjëluar, ndërkohë, me shpresën se katalanasit do të gabonin…

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA E ÇUDITSHME/ PSG sakrifkon yllin e ekipit për “Jashtëtokësorin”, drejtuesit pranojnë situatën

Delo.autor

FATI I KEQ VIJON PËR NEYMAR/ Humb grumbullimin me Brazilin për shkak dëmtimi

F.autor

MAQEDONIA E VERIUT/ Shkëndija rikthehet te fitorja në kampionat. Renova ngec, por ruan kreun

Delo.autor

Leave a Comment