Futboll Premier League Sport

KONTAKTET E PARA KANË NISUR/ Klopp interesohet për 18-vjeçarin e Bielsas

Liverpool thuhet të jetë interesuar për mesfushorin anësor të Leeds United.

18-vjeçari Jack Clarke ka shkëlqyer këtë sezon me ekipin e Championship (kategoria e dytë angleze) dhe Klopp kërkon ta marrë në Anfield.

Mësohet se kontaktet e para kanë nisur, por nuk është bërë asnjë ofertë për lojtarin.

Leeds aktualisht ndodhet në vend të dytë të renditjes dhe Clarke ka shënuar dy gola në 15 paraqitje këtë sezon.

Ai mund të luajë në disa pozicione të ndryshme dhe ka një kontratë deri në vitin 2021 me klubin që trajnohet nga Marcelo Bielsa.

Related posts

KANË TAKUAR FAMILJARËT E NJËRI TJETRIT/ Oriola Marashi dhe Eros Grezda do të fejohen shumë shpejt

F.autor

NDEZ ËNDRRAT E TIFOZËVE “KUQEZI”/ Maldini: Është një lojtar i nivelit të lartë, duhet ndjekur….

Delo.autor

BEFASON MANCINI/ Fytyra të reja në kombëtaren italiane për Nations League

Isa.Autor

Leave a Comment