Futboll La Liga Sport

“KU ËSHTË CR7”? ​Tifozët e Barcelonës këndojnë për Ronaldon në Bernabeu

200 tifozët e Barcelonës, të cilët ishin të pranishëm në ndeshjen e mbrëmshme në “Santiago Bernabeu, për ndeshjen kthyese të gjysmëfinales, kundër Real Madridit, e shijuan fitoren kundër rivalëve të tyre të vjetër.

Ndërmjet dy golave të Luis Suarezit, Raphael Varane e shënoi një autogol, për t’ia dhënë fitoren me rezultat 3:0 katalonasve, të cilën u kualifikuan në finale të Kupës së Mbretit me rezultat të përgjithshëm 4:1, transmeton Gazeta Express.

Real Madridi pati disa raste të mira për të kaluar në epërsi në pjesën e parë të ndeshjes, mirëpo futbollistët e “Los Blancos” nuk i shfrytëzuan këto mundësi dhe ia krijuan mundësinë Barcelonës për ta zënë një vend në finale.

Kur përfundoi ndeshja, tifozët e “Blaugranëve” vendosën t’i ngacmojnë rivalët e tyre, duke kënduar një këngë për Cristiano Ronaldon, i cili u largua nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar.

“Ku është CR7?”, ishte thirrja e e tifozëve të Barcelonës, të cilët përmes kësaj kënge talleshin me Real Madridin që nuk po arrinte të shënonte asnjë gol.

Ky veprim nuk u pëlqeu aspak tifozëve të Barcelonës, të cilët tentuan t’i heshtnin katalonasit me fishkëllima.

Related posts

NEYMAR DO TË RIKTHEHET TEK BARCELONA? Eksperti i merkatos zbulon të ardhmen e yllit brazilian

Delo.autor

U MPOSHT ME PËRMBYSJE/ Ja statistika e tmerrshme pas disfatës shokuese të Manchester Cityt

Delo.autor

SERIE A/ Sassuolo dhuron spektakël, ndëshkon Fiorentina-n me 2 gola në 5 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment