Futboll Seria A Sport

NUK PO GJEN HAPSIRË TEK MILANI/ “Bomberi” Polak e errëson, Cutrone merr ofertën e parë

Milani është në garë për kualifikim në Champions League dhe për Kupën e Italisë, morali është në qiell dhe e ardhmja duket mjaft shpresëdhënëse, por natyrisht jo gjithçka mund të shkojë vaj, kur ka lojtarë që detyrohen të ulen në stol çdo javë, sidomos nga ata që kanë qenë vendimtarë në të shkuarën.

Një rast i tillë është ai i sulmuesit Patrick Cutrone, i cili konsiderohet një ndër talentet e mëdha të Milanit dhe Italisë, por që ka kaluar në plan të dytë që kur Piatek veshi fanellën kuqezi. Polaku e ka nisur në mënyrë fantastike dhe Gattuso i ka dhënë besim total në sulm, aq sa edhe në kupë ndaj Lazio-s e hodhi në fushë nga fillimi, pavarësisht se lodhja mund të ndihet.

Kjo ka bërë që Cutrone ta kuptojë se është gjithnjë e më i panevojshëm te Milani, ku hapësirën e ka shumë të paktë, ndaj agjenti i tij Donato Orgnoni ka nisur të japë sinjale largimi, duke ftuar praktikisht klubet që e duan sulmuesin që të shfaqin interesin e tyre.

Klubi i parë që është gati ta blejë Cutronen është Torino, por Milani ka vendosur çmim bazë 30 milionë euro, sepse bëhet fjalë për një futbollist 21-vjeçar, që mund të përmirësohet dukshëm me kalimin e kohës.

Cutrone merr 1.2 milionë euro në sezon, pagë normale, ndaj Torino ka bërë një ofertë të parë për huazim 2-vjeçar, por Milani e ka refuzuar. Është herët, deri në verë do të ketë shumë zhvillime, por e sigurt është që Cutrone nuk qëndron më si rezervë te kuqezinjtë.

Related posts

COPPA ITALIA/ Super aksion i “Kuqezinjve”, Leao ndëshkon Lazion (VIDEO)

Delo.autor

ZBULON NJË PRAPASKENË/ Mbrojtësi Rudiger: Në vitin 2002 krijova shumë armiq për shkak të flokëve të “Fenomenit”…

Delo.autor

KISHTE INTERESIM NGA INTERI/ Berat Gjimshiti zgjedh se ku do ta vazhdojë të ardhmen e tij

F.autor

Leave a Comment