Futboll Premier League Sport

LEICESTER-MANCHESTER UNITED/ “Djajtë e Kuq” synon fitoren e nëntë rradhazi (FORMACIONET ZYRTARE)

Për dallim nga skuadrat tjera që janë jashtë top gjashtës në Premierligë, Leicester City lulëzon kundër kundërshtarëve elitarë, pasi i ka arritur dy fitore dhe një barazim në tri ndeshjet e fundit ndaj kundërshtarët që renditen në gjashtë vendet e para në ligë.

Megjithatë, “Dhelprat” kanë fituar më shumë pikë si mysafire sesa si vendase. Leicester City sonte e pret Manchester Unitedit në King Power Stadium në një ndeshje të vlefshme për javën e 25-të të Premierligës, që nis në orën 15:05.

Në nëntë ndeshje deri tani nën menaxhimin e Ole Gunnar Solskjaer, Unitedi i ka arritur tetë fitore dhe një barazim në ligën elitare angleze.

Barazimi ndaj Burnley në Old Trafford një javë më parë ishte zhgënjyes për “Djajtë e kuq”.

A do t’ia shkaktojë Leicesteri, që javë më parë e tronditi kampionin në fuqi Manchester Cityn dhe e ndali me barazim liderin Liverpool një javë më parë, humbjen e parë Unitedit të trajnerit norvegjez?

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Leicester City:

 

Manchester United:

 

Related posts

CHAMPIONS/ Pas një pasimi nga Sancho, Talenti Haaland zhbllokon sfidën ndaj Club Brugge (VIDEO)

Delo.autor

Ronaldo: Jam përjetësisht mirënjohës ndaj Interit

Sadik.Autor

U LARGUA RONALDO/ Perez: Kemi futbollistët e duhur për të shkruar historinë

Isa.Autor

Leave a Comment