Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Kamza-Partizani: Zisi e bën “autostradë”, Ibrahimi “spektator”. Kamza rrezikon në të majtë (VIDEO)

Kamza dhe Partizani ndeshen mes tyre në ndeshjen e javës së 20-të, e cila nis nga ora 14:00. Një mini-derbi mes dy ekipeve, totalisht me objektiva të kundërta në renditje.

Ekipi i kuq vjen me 40 pikë në renditje, me Kukësin që e “kërcënon” nga pas, dhe kërkon fitoren për të ruajtur në +5 diferencën. Nga ana tjetër, Gjoka me të besuarit e tij, sheh Kastriotin që ngjitet nga poshtë në renditje, dhe për të dalë nga ajo gjendje emergjente kërkon pikë në shtëpi.

LIVE | Kamza-Partizani 0-0

KOMENTI LIVE

35’ Provon të gjejë golin Hebaj. Shkodrani nga jashtë zone, kalibron të majtën, por goditja e tij nuk shkon drejt portës.

28′ Kartoni i parë i verdhë i sfidës, ndëshkohet Lum Rexhepi te Partizani.

27’ Zisi merr topin nga goditja e dënimit, dhe niset në një kundërsulm të shpejtë për Kamzën, por topi shkon në goditje këndi.

26’ Goditje nga këndi për Partizanin, topi shkon tek Telushi i cili godet me kokë, por topi devijohet sërish në këndore.

21’ Tjetër dalje në krahun e djathtë të mbrojtjes së Partizanit, Zisi kalon lehtazi Ibrahimin, por pasimi në qendër të zonës lë për të dëshiruar, dhe kontrollon Hoxha.

20’ Situatë e vështirë sërish nga krahu i djathtë i Partizanit. Zisi kalon Ibrahimin dhe Belicën, por në fund, del portieri Hoxha që kontrollon duke mos vënë në rrezik portën.

16’ Dalje e bukur e Kamzës, Zisi në mesfushë nis Xhulio Mehmetin, por në fundore është mbrojtësi i djathtë, Ibrahimi që çon topin në këndore.

12’ Bardhi nis Asanin me një top të bukur brenda zone, por mbyll mbrojtësi Shala numrin 10 të të kuqve.

10’ Mehmeti kërkon që të nisë Krasniqin me një top të gjatë, por është Hoxha që mbyll gjithçka.

9’ Mundohen të nisen para lojtarët e kuq, por Arrabal ndal me dorë në mesfushë.

4’ Rasti i parë për vendasit. Krosim në zonë, gjendet Bitri, por nuk arrin që të shënojë.

1′ Nis ndeshja në Kamzë.

Related posts

GATTUZO ZGJEDH LOJTARËT/ Modricin bashkëlojtar, Pogban kundërshtar

Isa.Autor

GJITHMONË E NDJEKUR NGA MEDIAT DHE PAPARAZZET/ Gruaja e Tottit e pranon hapur: Nuk dua të puthem në… (FOTO)

Delo.autor

Buffon: E kam marrë vendimin, jam i lumtur me…

Q.Autor

Leave a Comment