Futboll Seria A Sport

LEONARDO BËN SULMIN E RADHËS/ Milani nis bisedimet për talentin francez me sjellje “alla Balotelli”

Milani ka qenë në ndjeke të Allan Saint-Maximin që nga dhjetori i vitit të kaluar. Më saktë Leonardo dhe Maldini janë afruar gjithnjë me rrethin e sulmuesit të Nice dhe pritet që të bëjnë një sulm final për të para se të hyjnë në merkaton e verës.

Bëhet me dije se drejtuesit e kuqezinjve janë afruar fillimisht me rrethin shoqëror të 21-vjeçarit, ndërsa më pas kanë vënë kontakt me familjen e lojtarit. Së fundi është mësuar se Leonardo është ulur në tavolinë me drejtuesit e Nice, për të biseduar për kalimin e francezit në Milano.

Saint-Maximin do të pezullohet dhe gjobitet me shumë mundësi nga Nice, pasi në janar u hoq sikur ishte sëmurë për të mos luajtur në ndeshjen kundër Angers, pasi për të kishte shumë zëra largimi në merkato.

Sulmuesi anësor ka kontratë deri në vitin 2020 me Nice dhe vlera e kartonit të tij llogaritet në rreth 20 milionë euro. Këtë sezon ai ka luajtur në 22 ndeshje si titullar në Ligue 1 dhe ka shënuar 6 gola. Milan do të veprojë që tani për të marrë konfirmimin nga klubi francez dhe lojtari sepse në verë do të përballet me konkurrencën e fortë të Atletico Madrid dhe Dortmund.

Related posts

“LEGJEONARËT”/ Mesfushori i Shpresave shkëlqen në Angli, dy gola dhe një asist për konfirmimin (VIDEO)

Delo.autor

KAOS PARA BOTËRORIT “KATAR 2022″/ Paralajmërimi i De Ligt: Duroni deri nesër dhe do ta shikoni…

Delo.autor

SYNOJNË PËRFORCIME TË MËDHA/ Juventusi kërkon të marrë mbrojtësin e “Katalansave”…

Delo.autor

Leave a Comment