Futboll Seria A Sport

LEONARDO NUK DI TË NDALET/ Milani sfidon Të Kuqtë” për shërbimet e portugezit, ja shifra e çmendur

Mesfushori i Sporting Lisbona, Bruno Fernandes, është pjesë e interesimit të Milanit, sipas “A Bola”. Lojtari portugez ka një klauzolë blerje prej 100 milionë euro në kontratën e tij të tanishme, por kuqezinjtë po përgatisin ofertën fillestare prej 30 milionë eurosh, me shpresën se do t’ia dalin mbanë.

Fernandes po shijon një sezon mbresëlënës në klubin aktual portugez, duke shënuar 11 gola dhe dhënë 7 asiste në 21 ndeshje kampionat. Lojtari i datëlindjes 1994, që po shkëlqente edhe në “Europa League” (mbrëmë shënoi në barazimin 1-1 kundër Villarreal, por u eliminua), është vënë në shënjestër nga disa prej klubeve më të rëndësishme europiane. Veç Milanit, edhe Liverpool e ka në listën e dëshirave të merkatos.

Related posts

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Cagliari-Milan. Rezultati 0-2

Delo.autor

E PABESUESHME/ Xhaka, në mesin e “YJEVE” të së hënës në Ligën e Kombeve

Isa.Autor

Zidane tremb rivalët: Jemi në 150% të formës, ja sekreti ynë

Sadik.Autor

Leave a Comment