I pakategorizuar

LIVE/ Flamurtari-Skënderbeu: Mbyllet pjesa e parë në Vlorë, Dajsinani shpëton 2 herë portën e korçarëve (VIDEO)

Po luhet në Vlorë sfida mes Flamurtari dhe Skënderbeu e vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë Superiore.

Të dy skuadrat do të kërkojnë fitoren për të kapur zonën e Europës, Flamurtari ndodhet në vendin e 6-të me 30 pikë, ndërsa Skënderbeu mban vendin e 5-të me 33 pikë.

Ndryshime të shumta në formacionin e të dyja skuadrave, ku spikasin aktivizimet nga minuta e parë e të rinjve, Rrapaj dhe Pëllumbi.

LIVE| FLAMURTARI-SKËNDERBEU 0-0

KOMENTI LIVE:

Përfundon pjesa e parë në Vlorë. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

43′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe mbrojtësi Liçaj pas ndërhyrjes së ashpër ndaj Taipit.

38′ Muzaka ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Kotobellit.

36′ Pretendim për 11-metërsh i futbollistëve vlonjatë pas prekjes të topit me dorë nga Pëllumbi, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari Hamiti që vazhdon lojën.

35′ Ndëshkohet edhe mesfushori Taipi me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

23′ Shpëton për mrekulli Skënderbeu. Pas një krosimi nga këndi, Liçaj godet nga shumë pranë vijës fatale, por ndalet nga portieri Dajsinani, i cili bën heroin.

22’ Ndëshkohet me të verdhë edhe Vangjeli në radhët e skuadrës korçare pas një faulli ndaj brazilianit Kale.

21′ Musta lëshon një predhë nga distanca, topi përfundon fare pak mbi traversën e portës të Dajsinanit.

18′ Qarkullim i shpeshtë i topit në mesfushë, i shoqëruar me duele të shumta.

12′ Batha ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Sibo.

9′ Mundësi e shkëlqyer për Flamurtarit. Ribaj godet bukur me kokë pas një harkimi nga e majta, por i vëmendshëm portieri Dajsinani që i mohon golin sulmuesit fierak.

7′ Vangjeli lëshon një gjuajtje nga distanca, por topi shkon jashtë kuadratit.

5′ Kale provon të rrezikojë me një gjuajtje brenda zonës, por topi ndalet nga Vangjeli.

3′ Duele të shumta në mesfushë, skuadra e Skënderbeut kërkon të avancojë përpara.

1′ Ka startuar takimi.

Related posts

GAZETARI E PYET TEKNIKUN ITALIAN PËR MESFUSHORIN ERIKSEN/ Conte bëhet qesharak: Nuk e kuptoj përkthimin e pyetjes…

Delo.autor

TEKNOLOGJIA E AVANCUAR/ Google Earth filmon ndërtesat “perverse”! (VIDEO)

Isa.Autor

E BURGOSËN/ Verrati pas arrestimit nga POLICIA: Jam penduar, doja të jepja…

Isa.Autor

Leave a Comment