Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Tirana-Luftëtari: Ekipi i Memës “pa busull”, Aleksi vendos pjesën e parë në kryeqytet (VIDEO)

Tirana dhe Luftëtari, luajnë mes tyre sfidën e javës së 22-të, në “Selman Stërmasi”. Një sfidë direkte, mes vendeve të shtatë dhe të tetë në renditje.

Të dyja ekipet, vijnë për fitore në këtë takim, duke parë edhe gjendjen e vështirë ku ndodhen. Bardheblutë e Memës momentalisht gjenden 3 pikë më shumë se gjirokastritët, dhe nëse fitojnë, sigurohen akoma më shumë për mbijetesën.

 

LIVE | Tirana-Luftëtari 0-1

GOL:  / Aleksi 21′

 

KOMENTI LIVE

Mbyllet pjesa e parë. Tirana-Luftëtari 0-1

47’ Fili fut një top të bukur për Demon brenda zone, por pasimi i këtij të fundit mbyllet nga mbrojtja bardheblu.

45′ 3 minuta shtesë.

41’ Ramadani kërkon të kërcënojë portën e Abibit. Godet me të djathtën nga distanca, por topi shumë larg kuadratit.

37’ Dunga me Demon kombinojnë bukur nga e djathta, por është Hoxhallari ai që arrin të ndalë rrezikun.

31’ Fili nis bukur Aleksin në të djathtë. Me një sprint, spostohet dhe kërkon të shërbejë për Dungën, por topi më i lartë dhe shkon në rivënie anësore.

29’ Rapo gabon duke lëshuar topin për Grecën pranë zonës së Luftëtarit. Sulmuesi i Tiranës godet, por mbi kuadratin e portës.

25’ Pranë golit Tirana. Halili nis Kërçikun në të djathtë, ky i fundit pason në zonë për Turtullin, i cili devijon, por pa saktësinë e duhur drejt portës. Aty gjendet edhe Ngo, por i kapur në befasi nuk e shtyn dot as ai në portë.

21’ GOOOOOL Luftëtari 0-1/ Zhbllokon shifrat Luftëtari. Pasiguri në mbrojtjen e Tiranës, dhe është Aleksi që mposht Abibin nga brenda zone.

19’ Aleksi niset shpejt dhe kërkon të kapë në befasi Tiranën, hap lojën majtas për Demon, por ky i fundit i rrëshket topi dhe rivënie fundore për Abibin.

16’ Goditje dënimi për Luftëtarin, por pa rrezik për ekipin e Memës.

7’ Top në thellësi për Halilin, por portieri Ruçi del dhe kontrollin.

3′ Menjëherë rrezikon Tirana, Halili godet me kokë nga brenda zone, por topi përfundon jashtë.

1′ Nis ndeshja.

Related posts

“NE JEMI INTER DHE DUHET TË LUFTOJMË PËR TITULL”/ “Bomberi” Lukaku: Jam i lumtur që barazova me gola CR7, tani dua…

Delo.autor

PA FJALË/ Kimmich dhuron një asist nga tjetër planet, Coman s’fal në Champions (VIDEO)

Delo.autor

FESTON EMERY/ Arsenali mund Cardiffin në një ndeshje SPEKTAKOLARE

Isa.Autor

Leave a Comment