Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Kukësi-Kamza: Fukui nderon Kamzën, mposht Frashërin. Protesta nga kuksianët për…

Kukësi dhe Kamza luajnë në “Elbasan Arena”, një sfidë mjaft të rëndësishme mes tyre, e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore.

Kuksianët vijnë pas një jave plot ngjarje, ku Armando Cungu ishte në prag shkarkimi, por në fund u vendos t’i besohej sërish, ndërsa Gjici kërkoi 4 fitore radhazi, për më tepër pas fitores së djeshme të Partizanit.

Nga ana tjetër, te Kamza debuton Gentian Stojku, pas largimit të Ernest Gjokës, dhe teksa gjenden në vendin e fundit, do të kërkohet menjëherë reagim, edhe ndaj një Kukësi mjaft të uritur.

 

LIVE | Kukësi-Kamza 1-1

GOL: Shkurtaj 8′ / Fukui 41′

 

KOMENTI LIVE

41’ GOOOOOL KAMZA 1-1/ Vjen baraspesha në Elbasan. Fukui shënon për ekipin e Stojkut, pas një goditje dënimi, ku topi shkoi në zonë dhe mbeti në këmbët e japonezit. Ky i fundit godet, dhe Frashëri nuk mund ta mbajë jashtë vijës fatale. Protesta nga kuksianët, me pretendimin se topi nuk kaloi vijën.

 

40’ Karton i verdhë për Bonanin, i cili ndëshkohet nga kryesori për protesta.

34’ Karton i verdhë për Çyrbjen, i cili pas një përplasje me portierin Avdyli, kapet edhe me mbrojtësin Shala.

32’ Aksion fantastik i Kukësit. Rexhinaldo jep një asist për Ethemin. Ky i fundit, altruist, jep për Çyrbjen në mesin e zonës. Goditja e Çyrbjes shkon e fortë drejt portës, por Avdyli bën heroin, duke e çuar në goditje këndi.

26’ Aksion i shpejtë i Kamzës. Del bukur dhe rrjedhshëm me Plakun, që nga jashtë zone provon sërish, por kontrollon Frashëri.

22’ Plaku kërkon reagimin për Kamzën. Sulmuesi godet portën e Frashërit, por mbi traun e portës.

10’ Provon edhe Rexhinaldo për kuksianët, por qendrore goditja për Avdylin.

8’ GOOOOOL KUKËSI 1-0/ Kuksianët zhbllokojnë shumë shpejt shifrat në Elbasan. Shkurtaj shënon për ekipin e Cungut, pas një vertikalizimi mjaft të bukur nga Dzaria.

7’ Kërcënon edhe Kamza, Rezi në fundore, godet në diagonale, por Frashëri në pozicion.

3’ Kërcënimi i parë i Kukësit. Çyrbja eviton Shalën në hyrje të zonës, godet, por Avdyli kontrollon gjithçka.

1′ Nis sfida.

Related posts

Totenhemi nuk fitonte prej shumë vitesh në “Stamford Bridge”

Sadik.Autor

Arsenali përgatit ofertë për yllin e Barcelonës

Q.Autor

“SHQIPËRIA DO TË DIGJEJ”/ Uzuni jep intervistë për FIFA-n para kualifikuesve të Botërorit: E vështirë t’i heqësh topin Silvinjos…

F.autor

Leave a Comment