Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE| Partizani-Flamurtari/ Dhunë, gola dhe karton i kuq. Mbyllet pjesa e parë në “Selman Stërmasi” (VIDEO)

Po luhet në “Selman Stërmasi” sfida mes Partizanit dhe Flamurtarit e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Të kuqtë e Skënder Gegës do të tentojnë të përfitojnë nga hapi fals i Teutës, për të thelluar diferencën me ndjekësit.

Ndërkohë Flamurtari vjen në këtë përballje me formacion të kushtëzuar, pas largimit të Torasës dhe Allës disa ditë më parë. Kuqezinjtë triumfuan me Skënderbeun në javën  e kaluar, teksa një tjetër rezultat pozitiv në përballjen e sotme, do ta ngjiste në vendin e 4-t skuadrën e Dajës.

PARTIZANI-FLAMURTARI 1-1

Bardhi 11′ / Ribaj 40′

KOMENTI LIVE:

Mbyllet pjesa e parë. 

45′ Gjyqtari akordon 5 minuta shtesë, për shkak të ndërprerjes së gjatë të lojës.

45′ Plas në “Selman Stërmasi”, Andi Ribaj ndëshkohet me karton të kuq, pas golit. Shkak është bërë tensioni me tifozët e Partizanit. Të cilët janë futur në fushë dhe kanë goditur fotografin e ekipit të Flamurtarit.

40′ GOOOOL FLAMURTARI 1-1/ Andi Ribaj vendos baraspeshën. Pasi i shpëton mbulimit të Lum Rexhepit, sulmuesi godet bukur me të majtën duke mposhtur Alban Hoxhën. 

38′ Mundësi e mirë për Partizanin, Mala futet në zonë dhe kërkon të kalojë Koliçin, por ndalet nga ky i fundit.

33′ Liçaj ndëshkohet me karton të verdhë për faullin ndaj Esat Malës.

30′ Asani gjuan bukur nga goditja e dënimit, por i vëmendshëm portieri Koliçi, që largon rrezikun në këndore.

28′ Pranë golit të barazimit Flamurtari. Kale merr një top nga e djathta, provon të gjuajë drejt portës, por ndalet nga Atanda. Më pas aksioni vijon dhe topi shkon te Rrapaj, por ishte mbrojtësi Belica, që ndali gjuajtjen e rrezikshme të të riut.

25′ Telushi provon me një gjuajtje fluturimthi nga distanca, topi devijohet dhe shkon në goditje nga këndi.

20′ Flamurtari provon të fitojë terren pas golit të pësuar, por nuk lë hapësira skuadra e Gegës.

17′ Rexhepi provon me kokë pas krosimit nga këndi të Trashit, por topi shkon jashtë kuadratit.

14′ Trashi ndëshkohet me karton të verdhë dhe humbet derbin ndaj Tiranës që do të zhvillohet javën e ardhshme.

11′ GOOOOL PARTIZANI 1-0/ Jurgen Bardhi kalon në avantazh të kuqtë. Pas një asisti perfekt të Asanit, sulmuesi i Partizanit e ka pasur shumë të lehtë, teksa me portën e boshatisur e ka dërguar topin në rrjetë. 

9′ Partizani jep shkëndijën e parë në këtë sfidë. Trashi harkon nga krahu i majtë drejt zonës. Bardhi provon me kokë, por topi devijohet nga futbollistët e Flamurtarit dhe përfundon në këndore.

1′ Ka nisur takimi, vlonjatët shkelmojnë topin e parë nga qendra.

Related posts

“KËRCËNON” LIVERPOOL NË CHAMPIONS/ Mbrojtësi Gjimshiti: Duam fitoren ndaj “Të Kuqve”…

Delo.autor

Holandë-Peru/ Koeman mund t’i bëjë një “dhuratë” Spallettit (DETAJE)

Isa.Autor

ANALIZON “SHPËRTHIMIN” E INTER/ Trajneri Conte: Gati të bëjmë diçka të jashtëzakonshme, historike

Delo.autor

Leave a Comment