Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Teuta-Kukësi: Ekipi i Shkëmbit bën lojën, por golin e gjen Rexhinaldo. Mbyllet pjesa e parë (VIDEO)

Teuta dhe Kukësi hapin me duelin e tyre, javën e 22-të në Kategorinë Superiore. Ky duel, luhet mes vendit të dytë dhe atij të tretë, dhe të dyja ekipet vijnë nga javë të vështira, që nga rifillimi i kampionatit.

Vendasit e Shkëmbit, pas 3 barazimeve nuk duan të llogarisin më një “X” tjetër, dhe futen vetëm për fitore. Nga ana tjetër, humbja e fundit e Kukësit ndaj Tiranës, ka tronditur ambientin verilindor, dhe ndaj durrsakëve pranohet vetëm fitorja.

 

LIVE | Teuta-Kukësi 0-1

GOL: / Rexhinaldo 37′

 

KOMENTI LIVE

Mbyllet pjesa e parë. Teuta-Kukësi 0-1

45′ 2 minuta shtesë.

45′ Kordeiro Melo futet brenda zone, pas një parabole të bukur, por Arapi mbyll gjithçka.

42’ Provon Progni të kundërpërgjigjet me një goditje nga jashtë zone, por e djathta shkon shumë larg portës.

37’ GOOOOOL Kukësi 0-1/ Zhbllokon shifrat Rexhinaldo, i cili nga rreth 20 metra, e çon në cepin e djathtë të Hidit.

32’ Ethemi gati të niset nga mesi i fushës, në një moment kur Teuta ishte e zbuluar pas, por një sparkatë e Arapit mbyll rrezikun.

32’ Kallaku merr një top në mesfushë, dhe kërkon të nisë Kamaranë në të majtë, por mbyll gjithçka Maliqi.

27’ Kamara provon të futet nga e majta, pengohet nga Dzaria, rrëzohet, por për Xhajën asgjë. Protestohet fort nga lojtarët durrsakë.

23’ Provon Kallaku nga goditja e dënimit, por topi ndalet dy herë nga muri mbrojtës.

22’ Aksion i gjatë i durrsakëve. Provon Kamara, por topi ndalet nga mbrojtja. Më pas, në zhvillimet e aksionit topi shkon tek Kallaku, i cili shmang një Shametin, por gjirokastriti i bën faull, dhe Xhaja e ndëshkon me kartonin e verdhë.

17’ Faull për Kukësin, Progni ndërhyn ndaj Limajt para zonës së Hidit. Mesfushori i Cungut ndjen dhimbje, dhe stafi mjekësor futet në fushë për t’i dhënë ndihmën e parë.

15’ Kordeiro Melo futet nga e majta brenda zonës, rrëzohet dhe kërkon penallti. Por për Xhajën, gjithçka e rregullt.

14’ Traore niset shpejt në një kundërsulm për durrsakët, por e mban shumë topin dhe ia marrin pastër nga mbrojtja verilindore.

13’ Kërcënon sërish Teuta. Sidibe zgjat këmbën, pas një topi të goditur lehtazi nga Arapi, por topi vetëm në shtyllë.

12’ Lëviz bukur Progni në hyrje të zonës, por kryesori Xhaja akordon një goditje dënimi për durrsakët, pas një shtyrje që i jep Limaj.

9’ Kundërsulm tjetër i Teutës. Mbrojtja bllokon në fillim krosimin e Prognit, më pas ai godet, por keq.

5’ Progni niset shpejt në të djathtë, pas një kthimi topi të gabuar nga Kordeiro Melo. Progni pason tokazi, por Bushiç vetëm me Frashërin nuk arrin dot topin.

4’ Kallaku kërkon të nisë shpejt Frashërin në të djathtë, por mbyll Rrumbullaku.

1′ Nis ndeshja në Durrës.

Related posts

PRITET TË STARTOJË “EURO 2020″/ Griezmann: Jemi favoritë. U befasova nga Benzema

Delo.autor

DEL KUNDËR “PËRBINDËSHIT” RONALDO/ Ibrahimovic: Mua më sfidoi virusi dhe e munda, por… (VIDEO)

Delo.autor

“NË ÇDO NDESHJE ËSHTË KOHA PËR TË FITUAR TIRANA”/ Nevil Dede: Ndaj Laçit do të kem emocione miqësore

Delo.autor

Leave a Comment