Futboll Premier League Sport

LIVERPOOLI NË VËSHTIRËSI/ Mohamed Salah: Klopp e ka ndërtuar këtë ekip, po luajmë pa fund për të…

Liverpool ka fituar vetëm 3 nga 8 ndeshjet e luajtura në vitin 2019 dhe në përgjithësi ka pasur një rënie të dukshme në nivelin e lojës, duke shënuar me vështirësi, diçka e habitshme, po të kujtohet si u mbyll viti i shkuar.

Megjithatë, ylli egjiptian Mohamed Salah nuk shqetësohet dhe lavdëron punën që po bën trajneri Jurgen Klopp, i cili ua ka bërë më të lehtë lojën sulmuese, sipas Salah.

Liverpool mbërriti deri në finalen e Champions League sezonin e shkuar dhe këtë sezon po lufton për titullin kampion në Angli, duke shpresuar edhe te treshja e artë sulmuese, Mane-Salah-Firmino.

Këta tre sulmues kohët e fundit janë kritikuar për rendimentin e ulët, por vetë Salah është mëse i kënaqur.

“Klopp e ka ndërtuar këtë ekip, ai ka bërë që kjo skuadër të luftojë për titull”, tha Salah për ESPN. “Sezonin e shkuar ne luftuam deri në fund për Champions League, ndaj ai ka meritën kryesore.

“Ai na e ka bërë më të lehtë. Klopp e di si të ndryshojë pozicionet në mënyrë të vazhdueshme. Unë ndonjëherë luaj si numër 9, ndonjëherë në krah të majtë”.

“Kemi një lidhje të shkëlqyer mes nesh. Jemi një treshe sulmi që kuptohet shumë mirë, nuk është e vërtetë që jemi në vështirësi. Shënojmë më pak kohët e fundit? Po luajmë pa fund, në shumë kompeticione, është normale që shpesh spektakli të kalojë në plan të dytë, për të arritur rezultatet që duhen”.

Salah ka shënuar 17 gola në Premier League këtë sezon, ndërsa të shkuarin shënoi 32 herë.

Related posts

PAS DËMTIMIT/ PSG njofton se çfarë po ndodh me Neymar

Delo.autor

PËRJETUAN TË NJËJTËN TRAGJEDI/ Klubi i Chapecoense-s solidarizohet me skuadrën braziliane. Ja mesazhi prekës…

Delo.autor

SHKARKIMI I SOLSKJAER/ Pochettino parakalon Zidane, tani Manchester United preferon argjentinasin

Delo.autor

Leave a Comment