Futboll Seria A Sport

HIDHËRON TIFOZËT E “ZONJËS SË VJETËR”/ Ancelotti: I uroj Atletico Madridit të…

Carlo Ancelotti hidhëron tifozët e Juventusit. Trajneri i Napoli, pas fitores së ndeshjes kundër Cyrih në Ligën e Europës, komentoi edhe deklaratat e presidentit të Atletico Madridit, Cerezo, i cili tha dje se Ronaldo nuk kishte fituar pesë Champions:

“Unë mendoj se Real Madridi i ka fituar me meritë të gjithë trofetë, edhe këto 5 Champions-it në kohën e Ronaldos. Atletico Madridi ka qenë një kundërshtar i ashpër dhe vazhdon të jetë kështu. I uroj Atletico Madridit ta fitojë një ditë Champions-in“. 

Tifozët bardhezinj e kanë marrë si një dëshirë anti-Juventus këtë koment të trajnerit të Napolit, duke shpërthyer në rrjetet sociale ndaj tij. Një tjetër moment, që e shton antagonizmin në aksin Juventus-Napoli, edhe pse skuadra e “Carletto” duket se përbën më pak problem për bardhezinjtë në Serie A, se sezonin e kaluar, me Sarrin në krye.

Related posts

Robben bëhet Cruyff për një arsye vërtet të veçantë (VIDEO)

Sadik.Autor

Neymari i vendos kushte Realit, kërkon dyfishin e pagës së Ronaldos

Q.Autor

SHKËLQEU NË SFIDËN NDAJ LEVANTES/ Vinicius, tripletë për Ançelotin, Nejmarin dhe Benzemanë

F.autor

Leave a Comment