Futboll Premier League Sport

MANCHESTER CITY-ARSENAL/ Guardiola synon t’i qëndrojë pranë kryesuesve në luftën për titull (FORMACIONET ZYRTARE)

Ozil nuk është në formacion për ndeshjen që Arsenali e zhvillon me Manchester Cityn. Në stol është edhe Denis Suarez i ardhur nga Barça. Për Man Cityn, në stol është portieri i Kosovë, Arijanet Muric

Manchester City dhe Arsenali do të përballen mes vete në Etihad Stadium nga ora 17:30 në kuadër të xhiros së 25 në Premierligë.

Granit Xhaka nuk është ftuar fare për këtë ndeshje. Sipas asaj që raportohet nga mediat angleze, kosovari ka pësuar një dëmtim në stërvitjen e fundit, edhe pse nuk duket të jetë serioz dhe pikërisht për këtë, nuk mund t’i ndihmojë sonte “Topçinjtë”.

Në fushë nga minuta e parë është hedhur shqiptari tjetër për Arsenalin, Shkodran Mustafi.

S’ka vend sërish për Mesut Ozilin në formacionin startues, Emery e ka lënë në stol.

Në bankën rezervë për Arsenalin është edhe Denis Suarez i transferuar nga Barcelona, që pritet të debutojë sonte – ndoshta do t’i ketë disa minuta në pjesën e dytë.

Në anën tjetër, Pep Guardiola ka hedhur në fushë formacionin më të mirë, pasi synon t’i qëndrojë pranë Liverpoolit në luftën për titull.

Në stol për Cityn është portieri i talentuar i Kosovës, Arijanet Murici.

Manchester City:

Related posts

KOSOVË-SPANJË/ Mbrojtësi Hadërgjonaj: Nëse s’besonim për pikë, nuk do të luanim

Delo.autor

“MUND TË VDISJA PËR TË”/ Lukaku: Është listën time të 3 më të mirëve me De Bruyne dhe Hazard

Delo.autor

Sfida kundër Lacios në ‘Seria A’, Berisha: Strakosha si një vëlla i vogël për mua

Sadik.Autor

Leave a Comment