Futboll Premier League Sport

VAZHDOJNË EPËRSINË E FITOREVE/ “Djajtë e Kuq” mposhtin Leicester me Rashford, Solskjaer imiton Fergusonin

Një asist magjik nga Paul Pogba dhe një finalizim perfekt nga Marcus Rashford (9′) i ka mjaftuar Manchester United për të marrë 3 pikët në transfertën e luajtur kundër Leicester në javën e 25-të të Premier League.

Duket se barazimi 2-2 i regjistruar kundër Burnley të martën e kaluar, i ardhur pas gjashtë fitoresh radhazi në kampionat, ka qenë vetëm një aksiden për ekipin e Solskjaer, që është ngjitur përkohësisht në vendin e pestë me 48 pikë, vetëm 2 larg zonës Champions.

Kjo ka qenë fitorja e pestë radhazi në trasnfertë në ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticionet për skuadrën e Solskjaer, gjë që nuk ndodhet që nga tetori i 2012-ës, kur ekipi drejtohej nga Alex Ferguson.

Kështu, Rashford e ka festuar në mënyrën më të mirë ndeshjen e tij numër 100 të luajtur me “Djajtë e Kuq” në Premier League, duke u bërë lojtari i dytë më i ri (21 vjeç e 95 ditë) që e arrin këtë shifër pas Ryan Giggs (21 vjeç e 74 ditë).

Gjithashtu, që nga momenti i debutimit të tij me United në Premier League (shkurt 2016-të), ai është lojtari që ka shënuar më shumë gola (26) në kampionatin anglez për “Djajtë”.

Related posts

“UNË ËNDËRROJ TË GJEJ DIKË ME PERSONALITETIN E TIJ”/ Agjenti Raiola: Ajo ka qenë fitorja më e madhe e Maradona-s

Delo.autor

Kastrioti luajti shumë mirë/ PLORI nuk e fsheh: Ndeshje e çmendur, ja pse pësuam gol

Isa.Autor

Kategoria e Parë/ Mbyllen pjesët e para, Besa dhe Vllaznia në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment