Futboll Premier League Sport

MANCHESTER CITY “LUFTON” PËR TITULL/ Mesfushori Gundogan: Nëse një ditë do ta fitonim këtë trofe, atëherë klubi…

Këtë vit, sikurse dhe sezonin e kaluar, Manchester City lufton për titullin kampion në Premier League, por sipas mesfushorit gjerman, Gundogan, “Qytetarët” mbi të gjitha synojnë trofeun e kompeticionit më të rëndësishëm europian për klubet, atë të Champions League.

“Në vitet e fundit kemi bërë shumë eksperiencë në Champions League, jo të gjitha pozitive, dhe normalisht duhej ta kishim fituar një herë. Çdo klub dhe çdo skuadër, sikurse çdo futbollist dëshiron të ngrejë lart në qiell trofeun, herët a vonë”.

“Konkurenca është aq e madhe sa që shanset për ta fituar nuk janë aq të konsiderueshme. Gjithsesi ekziston një skuadër që e fiton çdo vit. Nëse dëshiron të jesh në elitën ndërkombëtare, si klub dhe si futbollist, duhet të fitosh këtë trofe”.

“Nëse një ditë do ta fitonim këtë trofe, atëherë klubi do të hynte në një epokë të re, duke u ngritur në të njëjtin nivel me Real Madrid, Barça, Bayern dhe Juventus”, deklaroi ndër të tjera mesfushori i Manchester City, Gundogan, skuadra e të cilit do të përballet të mërkurën në “Gelsenkirchen”, kundër Schalke 04, skuadra e vendlindjes së tij, që e prezantoi me futbollin e madh.

“Konsiderohemi si favoritë kryesorë në këtë përballje me të drejtë. Gjithsesi, çdo skuadër e mbërritur në të tetat ka fituar të drejtën për të qenë aty. Prandaj respektojmë kundërshtarët tanë dhe përgatitemi për tu përballur sikur të ishte një finale. Në fazën eliminatore çdo gabim mund të ndëshkohet në mënyrë drastike”, përfundoi futbollisti gjerman i “Qytetarëve”.

Related posts

BOTËRORI ÇDO DY VITE? “Conmebol” bashkë me Brazilin dhe Argjentinën i përgjigjen prerë FIFA-s…

Delo.autor

SHKOI 15 MINUTA ME VONESË/ Shihni si reagon lojtari i PSG-së kur nuk i’a hapin derën e qendrës stërvitore

F.autor

SHTATË NDËRHYRJE TË SAKTA NDAJ MILANIT/ Mediat italiane i thurin elozhe Hysajt

F.autor

Leave a Comment