Futboll Seria A Sport

NAPOLI NUK TËRHIQET NGA TITULLI/ Presidenti De Laurentiis zbulon të ardhmen e skuadrës

Pas barazimit 0-0 që skuadra e Napolit arriti në fushën e Fiorentinës, në ndeshjen e fundit në kampionat, presidenti Aurelio De Laurentiis ka deklaruar sot se tashmë titulli kampion në Serinë A nuk është më një objektiv për ekipin e tij. “Kampionati është i gjatë dhe nuk duhet të heqim dorë, por në këtë situatë është e pamundur të fitojmë titullin”, tha De laurentiis, referuar faktit që Juventusi është 11 pikë më shumë në renditje.

E ardhmja e Napolit për presidentin e këtij ekipi është Europa League. “Do të përpiqemi të shkojmë deri në fund të këtij turneu Europian. Unë kam besim se mund t’ia dalim mbanë. Ky është një objektiv që duam ta arrijmë dhe mendoj se i kemi mundësitë për t’ia arritur qëllimit”, tha De Laurentiis.

Napoli do të luajë ditën e enjten në Europa League ndaj Zyrihut, ndeshjen e parë në këtë kompeticion pas eliminimit nga Champions League.

Related posts

ZYRTARE/ Tirana prezanton sulmuesin Xhixha, firmos akordin për 3 vite me “bardheblutë”

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ 10 minutash lojë, Roma-Wolfsberger me dy gola të shpejtë (VIDEO)

Delo.autor

COPPA ITALIA/ Bomberi Ibrahimovic ndëshkohet me karton të kuq dhe lë “kuqezinjtë” me 10 lojtarë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment