Futboll Seria A Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Dështon objektivi i transferës së Interit, rinovon me “Djajtë e Kuq” mbrojtësi…

Interi shpresonte shumë që të sillte në Serinë A mbrojtësin 33-vjeçar të Manchester United, Ashley Young, por ka mbetur duarbosh. Lojtari ka rinovuar edhe me një vit kontratën me “djajtë”, duke e shtyrë atë deri në vitin 2020.

Kontrata e Yang skadon në verën e këtij viti dhe Beppe Marotta shpresonte të vishte me fanellën zikaltër një lojtar me përvojë, duke i ofruar një kontratë 2-vjeçare. Por mbrojtësi i krahut ka preferuar të qëndrojë në “Old Trafford” edhe për një vit.

Klubi anglez ka postuar një foto të lojtarit së bashku me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, ku konfirmon lajmin.  Inter shpresonte shumë që pas blerjes me parametrin zero të Diego Godin te realizonte edhe një afrim të dytë me këto parametra, por këtë herë nuk pati sukses.

Related posts

NË PRAG TË 2 SFIDAVE TË QERSHORIT/ Edy Reja: Ngarkesa ime është e madhe, por ata…

Delo.autor

Pjesa e parë/ Flamurtari dominon, por Sherri është vendimtar për Vllazninë

Sadik.Autor

SKANDALI NË DERBIN E MADONINËS/ Federata mbyll hetimin për sherrin Lukaku-Ibra, ja çfarë rrezikojnë dy lojtarët…

Delo.autor

Leave a Comment