I pakategorizuar

NDAHEN ME BARAZIM/ Perla e Kobinah mban gjallë “Bardheblutë”, Luftëtarit i ikën fitorja nga “duart” në limite

Luftëtari dhe Tirana u ndanë me një barazim 1-1, në sfidën e javës së 22-të. Në “Selman Stërmasi”, rastet ishin të pakta, por në fund të dyja ekipet ndanë nga një pikë.

Albano Aleksi zhbllokoi shifrat që në minutën e 21-të, pas një përgjumje në mbrojtjen e Tiranës. Ekipi i Memës, u përpoq që të reagonte më pas, por si në pjesën e parë, edhe në të dytën, u duk i mefshtë dhe pa “busull” në fushën e lojës.

Teksa Ahmataj me të besuarit e tij po shkonin drejt fitores së dytë radhazi, mendoi Kobinah për t’i prishur festën ekipit gjirokastrit. Ky i fundit, lëshoi një të majtë fantastike nga jashtë zone, dhe shtangu portierin Ruçi, duke barazuar shifrat.

Me këtë barazim, Tirana mbetet në vendin e shtatë, me 25 pikë, ndërsa Luftëtari i teti, me 22 pikë.

Related posts

“NUK DUHET TË NDODHTE”/ Dechamps komenton momentin e himnit….kërkova falje

Delo.autor

TUNDOHET NGA NJË KLUB GJIGAND/ Mourinho: Është një kampionat interesant…

Delo.autor

HOLANDË-AUSTRI/ Ndeshja me dy ekipeve pritet me ritëm dhe premton spektakël (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment