Futboll Premier League Sport

NDESHJA NDAJ MANCHESTER UNITEDIT/ Shkëlqimi dhe rënia e Xherdan Shaqirit, ja shifrat

Liverpool udhëton drejt “Old Trafford” për sfidën kundër Manchester United për javën e 27-të të Premier League. “Reds” do të kërkojnë fitoren për të rimarrë vendin e parë në kampionat, ndërsa “Djajtë e Kuq” tashmë janë të rilindur me Solskjaer në bankinë dhe skuadra ka nivel shumë më të lartë.

Në ndeshje e parë në “Anfield” Liverpool fitoi 3-1 dhe të gjithë i mbajmë mend ato dy gola të Xherdan Shaqirit që e kthyen atë në sensacion në Angli. Ajo paraqitje e gjilanasit i dha shansin atij të luajë si titullar në dy sfidat e ardhshme.

Gjithsesi për Shaqirin ka ardhur një rënie e ndjeshme që pas atij momenti. 27-vjeçari është aktivizuar në 7 ndeshje në Premier League, 4 si titullar dhe 3 si zëvendësues dhe në dy raste ka qëndruar në stol.

Shaqiri në total është aktivizuar në 372 minuta lojë nga 810 të tilla përgjatë 9 javëve të fundit në Premier League dhe në këto minuta ka arritur të shënojë vetëm një gol, ndërkohë që më herët kishte shënuar 5 herë të tjera.

Ndërkohë në Champions League ka luajtur në 3 ndeshje nga 8 të mundshme (86 minuta në total). Vetëm në sfidën ndaj Crvena Zvezda ka luajtur si titullar, ndërsa ndaj PSG ka luajtur 13 minuta në Francë dhe 5 minuta në Angli, pa mundur të shënojë gol.

Duket qartë se nga shifrat e analizuara nga Telesport, Shaqiri ka pësuar rënie në aktivizimin e tij. Për ndeshjen e sotme nuk dihet nëse do jetë në formacion, por me të gjitha gjasat do e nisë në stol, për t’i dhënë minuta në pjesën e dytë.

Në sfidën kundër Bayern Munchen për Champions League, sulmuesi ishte me dhimbje barku dhe Klopp pranoi se kishte mundësi ta aktivizonte në 15 minutat e fundit, por preferoi të mos e rrezikojë. Teksa në 6 ditët e fundit ai është stërvitur rregullisht me grupin.

Fati i Shaqirit ishte se shpërtheu ndaj një rivali si Manchester United dhe me dy gola që i dhanë tre pikë Liverpool-it, tani “Djajtë e Kuq” kanë prezencë tjetër në fushë me Solskjaer trajner dhe Shaqiri do shpresojë të luajë që të bëjë kthesën e tij, pikërisht ndaj atyre që e nisi shkëlqimin.

Related posts

PAS BOSHLLËKUT TË MADH/ Partizani gjen zëvendësuesin e Atandës tek klubi…

Delo.autor

NUK MJAFTON GOLI I RASHICËS/ Dortmund mposht me “POKER” Werder Bremen dhe kërkon zonën Champions

Delo.autor

Ibra pranë largimit, ja destinacionet e mundshme!

Alm.autor

Leave a Comment