Futboll Seria A Sport

NUK NDALET ME PËRFORCIMET/ Juventusi ka gati planin për të marrë talentin e Serisë A, ja oferta

Nicolo Zaniolo vijon të mahnisë të gjithë këtë sezon në Serinë A, ku me fanellën e Romës ka realizuar 5 gola deri më tani në 29 ndeshje në total. Juventusi është një nga klubet kandidate që synon të marrë mesfushorin 19-vjeçar, që ka një të ardhme të sigurtë kudo që do të luajë. Roma shpreson që të kualifikohet edhe sezonin tjetër në Champions League për të mbajtur lojtarin, që duket se do të jetë mundësia e vetme për të siguruar shërbimet e Zaniolo.

Lojtari aktualisht merr te Roma 700 mijë euro në sezon, por ai vlen më shumë. Bardhezinjtë janë gati ta pagujnë deri në 3 milionë euro në sezon (plus bonuse), ndërkohë që Roma do të përfitonte 50 milionë euro nga ky transferim.

Shifra që flasin qartë që bardhezinjtë e kanë seriozisht për të afruar në Torino mesfushorin italian. Juventusi është duke sfiduar Real Madrid, që gjithashtu synon të bëjë për vetë lojtarin, duke ofruar të njëjtat shifra.

Juventusi kërkon të ndërtojë një ekip “Made in Italy”, ku bashkë me Zaniolo do të vijë edhe Federico Chiesa, 21 vjeç. Dy të rinj dhe të talentuar, që janë e ardhmja e futbollit italian. Pikërisht me këtë tezë dhe me një ofertë të mirë financiare bardhezinjtë kërkojnë të bindin lojtarin të lërë Romën dhe të transferohet te kampionët e Italisë.

Related posts

Sfida Champions/ Kukësi luan për 1.4 milionë euro ndaj azerëve të Karabak

Isa.Autor

KATEGORIA E PARË/ Grupi B: Elbasani shokon Apoloninë, Egnatia afrohet me kreun

Isa.Autor

PIQUE “OFENDON” sërish MESSIN: Barcelona mund të fitojë edhe pa “PLESHTIN” (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment