Bundesliga Futboll Sport

NDESHJE DRAMATIKE/ Bayerni fiton me “vuajtje”, kualifikohet në çerekfinale

Bayern Munich ka vuajtur goxha ndaj Hertha Berlin dhe duhej koha shtesë që të fitonte 3-2 sfidën duke kaluar në çerekfinale.

Pritej të ishte një ndeshje delikate, si ajo e Dortmund ditën e djeshme, por bavarezët janë treguar më me eksperiencë duke mos lejuar t’i rrëshqiste loja nga duart.

Ishin vendasit ata që kaluan në avantazh me Mittelstadt. Gnabry barazoi pak minuta më pas.

Ishte po ai që kaloi Bayern në avantazh pas pushimit, teksa Selke barazoi përsëri rezultatin për miqtë.

Kinglsey Coman në minutën e 98’ i ka dhënë golin e avantazhit kampionëve të Gjermanisë që arritën ta ruanin rezultatin deri në fund.

Related posts

Eliminimi dramatik i Juventusit, ja se si e pasqyrojnë mediat

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Ross Brawn: Shumë aksidente, shpresoj që titullin të mos e vendosin komisarët e garës

Delo.autor

TMERRI I LOJTARËVE/ Kapiteni i lënduar i Boca Juniors: Menduam se ishim në luftë

Isa.Autor

Leave a Comment