Futboll Seria A Sport

NDIZET ALARMI TEK JUVENTUSI/ CR7 i dëmtuar nuk stërvitet, rrezikon të…

Pas dy ditësh pushim skuadra e Juventusit është rikthyer sot pasdite në stërvitje, për të përgatitur ndeshjen e radhës në kampionat, atë ndaj napolit. Kjo ndeshje do të luhet të dielën në mbrëmje (3 mars, ora 20:30), por ka gjasa që në “San Paolo” të Napolit të mungojë sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo.

5 herë fituesit i Topit të Artë nuk ka qenë sot në stërvitje ashtu sikurse ka munguar edhe Douglas Costa. Sipas klubi bardhezi, Ronaldo ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e fundit, atë të fituar ndaj Bologna në kampionat. Sulmuesi portugez do të kryejë nesër një kontroll më të detajuar të kaviljes së majtë, por prania e tij në fushë mbetet në dyshim.

Kjo ka sjellë jo pak ankth te trajneri Massimiliano Allegri, që rrezikon të mos ketë lojtarin e tij më të mirë në dispozicion, në ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit. Cristiano Ronaldo mund të qëndrojë pushim edhe nesër, për t’u stërvitur vetëm dy ditët e fundit (e premte e shtunë), për të evituar ndonjë problem tjetër dhe të rikuperojë për ndeshjen e së dielës.

Related posts

Lajmi i fundit / U mund nga Teuta: Kamza humb durimin dhe SHKARKON DEVOLLIN

Isa.Autor

PSG e ‘llahtarshme’ në Francë, shpartallohet Dijoni

Q.Autor

TRONDITET BORUSSIA/ Titullari nuk ia del të jetë gati për sfidën me Bayern

Isa.Autor

Leave a Comment