Futboll Seria A Sport

BËHET BASHKËPRONAR/ Ronaldo ka 50% të aksioneve, investon 25 milionë euro për….

Ylli i Juventus Cristiano Ronaldo, sipas portugezes Expresso, ka investuar në transplantin e flokëve.

Sulmuesi ka 50% të aksioneve të një klinike në Madrid. Gjysma tjetër e Global Hair Medical Clinic S.L i përket kompanisë portugeze Saude Viavel.

Klinika do të hapet më 18 mars në qendër të Madridid mbi një sipërfaqe 2500 metra katror dhe do të ketë rreth 150 punëtorë. Ajo do të bëjë 18 transplante flokësh në ditë.

Qëllimi i këtij biznesi është që të pushtojë tregun europian në dy vitet e ardhshme, dhe prandaj janë investuar 25 mln euro.

Ronaldo është bashkëpronar dhe ambasadori i klinikës. Ai thuhet të ketë vendosur të bëjë këtë investim pasi mamaja e tij Dolores Aveiro bëri një transplant të suksesshëm të vetullave.

Gjithashtu, shumë shokë të ekipit të tij thuhet të kenë përdorur metodën e transplantit në kokë.

“Përveç futbollit, unë merrem edhe me shëndetin, teknikën dhe shkencën. Këto janë fusha ku unë dua të investoj. Doja që klinika të ndodhej në Madrid, një qytet ku kam jetuar për shumë vite,” shkruan Ronaldo në një deklaratë për shtyp.

Related posts

BLERJA E MILAN PËRFUNDON VIZITAT MJEKËSORE/ Tifozët i bëjnë një surprizë të bukur talentit Tonali (VIDEO)

Delo.autor

Krahu duket mirë/ Salah mund të zbresë në fushë që të premten (FOTO)

Sadik.Autor

DUELI I LEGJENDAVE NË “AIR ALBANIA”/ Ja emrat veteranëve që do vijnë nga Italia, Greqia e Turqia

Delo.autor

Leave a Comment