Futboll Premier League Sport

“NË KRAHASIM ME…”/ Higuain thur elozhe: Ai nxjerr në pah anën më të mirë timen

Pas dopjetës të tij kundër Huddersfield në Premier League, Gonzalo Higuain ka folur London Evening Standard, teksa ka zbuluar se e ndjek prej kohësh kampionatin anglez edhe pse ishte lojtar i Milanit.

Këto janë fjalët e tij në Premier League, aty ku ka ri-përqafuar Sarrin: “Në krahasim me Serie A, këtu është ndryshe: Mbrojtësit të sulmojnë menjëherë fort, nuk të prekin vetëm topin, por edhe këmbët.

Kam përshtypje të mirë për futbollin anglez dhe do të përmirësohem me kalimin e kohës kur të përshtatem me shokët e rinj të skuadrës. Gjithmonë kam parë të gjitha kampionatet, por kohët e fundit kam ndjekur shumë Premier League, kështu që e dija se çfarë më priste pasi të vija. Këtu stadiumet janë plot, atmosfera është fantastike, mund të eci në mënyrë të sigurt nëpër rrugë pa u shqetësuar, ashtu si një njeri normal,- tha fillimisht Higuain.

Fjalët për Sarrin: Është trajneri që, deri tani, ka qenë në gjendje të nxjerrë në pah anën më të mirë timen. Ai di si të më stërvitë mua, dhe mbi të gjitha punon në anën emocionale. Me atë mbaj rekordin e golave me Napolin. Momentet që kam ndarë me Sarrin kanë qenë të bukura. Jam i lumtur që kthehem për të punuar me të në një klub të madh, mendoj se ky ekip është në rrugën e duhur për të ardhmen”, përfundoi argjentinasi.

Related posts

SKANDALI NË AFGANISTAN/ Rikthehet në kombëtare pas SHËRBIMEVE SEKSUALE

Isa.Autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ Kriza nga koronavirusi, klubi i madh francez kërkon pronarë të rinj

Delo.autor

MBROJTËSI NUK DEL NË MERKATO/ Braziliani rinovon kontratën me Paris Saint-Germain, firmos deri më…

Delo.autor

Leave a Comment