Futboll Sport

NË LA LIGA SI OLSI SOKOLI/ Arbitri i mohon golin e rregullt Rey Manajt

Arbitrat shqiptar janë akuzuar shpesh për gabime trashanike, të cilat kanë diktuar fatet e lojës në një ndeshje. Kështu ndodhi edhe ditën e djeshme në Vlorë, në takimin e javës së 20-të mes Flamurtarit dhe Kukësit, kur kryesori Olsi Sokoli, anuloi një gol të rregullt të Artim Pollozhanit, i realizuar me roveshatë. Vetëm arbitri mund ta di se pse e anuloi atë gol.

Por po ditën e djeshme, diku larg Shqipërisë një tjetër arbitër ka bërë një gafë trashanike ndaj një futbollisti të kombëtares shqiptare.

Bëhet fjalë për Rey Manaj, sulmuesit kuqezi që aktivizohet me Albacete në La Liga 2 në Spanjë. 22-vjeçarit i është anuluar një gol i rregullt në transfertën e Albacete kundër Cordoba.

Në momentin që takimi ishte 1-3 për skuadrën e Manaj, pak para përfundimit të ndeshjes, sulmuesi kuqezi shënon me kokë nga brenda zonës, duke dërguar topin përtej vijës fatale të portës.

Mirëpo portieri arrin të kap topin edhe pse e kishte kaluar vijën, ndërsa arbitri nuk e jep golin. Pamjet tregojnë mësëmiri këtë gafë të pafalshme të arbitrit spanjoll, që i mohon një gol të rregullt sulmuesit kuqezi, që është duke kaluar një moment të mirë të karrierës në Spanjë.

Related posts

DËSHTOJNË “GALAKTIKËT”/ Manchester City i jep “leksion” madrilenëve dhe kalon në çerekfinale

Delo.autor

RREGULLORJA/ Arbitrat vepruan drejt, shpjegimi specifik i golit të yllit Mbappe kundër Spanjës (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Jo vetëm “Qemal Stafa”, një tjetër stadium legjendar drejt shembjes

Isa.Autor

Leave a Comment