Basketball Të tjera

NBA/ Golden State mposht Lakers dhe dominon në Perëndim, Harden “zotëria 30 pikësh”

Skuadra kampione e Golden State ka fituar 115-101 ndaj Lakers, në përballjen mes dy ekipeve pretendente për titull në Konferencën e Perëndimit. Një ndeshje me luhatje, ku Warriors dominoi në pjesën e parë, ndërsa në periodën e tretë ishin miqtë ata që udhëhiqnin në fushë. Por gjithçka u vendos në minutat e fundit, ku u dalluan Thompson me 28 pikë e Durant me 27, ndërsa Cousins e mbylli me 18 pikë e 10 rebound. Mirë u paraqitën edhe lojtarët e stolit, nga ku erdhën 30 pikë.

Lakers u ndje shumë mungesa e LeBron James, në stol, ndërkohë që shënuesi më i mirë ishte Ingram me 20 pikë, ndërkohë që të pestë titullarët realizuan mbi 12 pikë. Me fitore replikon edhe Denver, që mundi në sekondat e fundit 107-106 Minnesota jashtë fushe dhe qëndron në vendin e dytë në Perëndim.Towns realizoi 31 pikë e 12 rebound për vendasit, por që mbetën për statistikë, ndërsa për Denver u dalluan Beasley me 22 pikë e Barton me 20 (Jokic e mbylli me një “triple double”, me 13 pikë, 16 rebound e 10 asist). Nuk zhgënjen skuadra e Milwaukee, që triumfoi 131-115 në fushën e Washington, ndeshje ku diferencën në parket e bëri i zakonshmi Antetokounmpo, që realizoi 37 pikë e 10 rebound. Fiton edhe skuadra e Indiana, që falë 31 pikëve të Bogdanovic mundi 95-88 Miami.

Skuadra e San Antonio qëndron mes ekipeve më të mira pas fitores 113-108 ndaj New Orleans. 6 lojtarë të Spurs realizuan mbi 10 pikë, me Aldridge që ishte shënuesi më i mirë, autor i 25 pikëve e 14 rebound. Vazhdon momenti i mirë i Houston, që mundi 125-98 Utah Jazz në shtëpinë e këtij të fundit, ndeshje ku u dallua Harden që realizoi 43 pikë e 12 rebound. Fitojnë edhe Clippers, 111-101 ndaj Detroit, me Lou Williams që realizoi 39 pikë.

NBA – Rezultatet e sotme

Detroit – Clippers, 101-111

Charlotte – Chicago, 125-118

Orlando – Brooklyn, 102-89

Washington – Milwaukee, 115-131

Cleveland – Dallas, 98-111

Miami – Indiana, 88-95

Golden State – Lakers, 115-101

Minnesota – Denver, 106-107

Phoenix – Atlanta, 112-118

Utah Jazz – Houston, 98-125

Sacramento – Philadelphia, 115-108

Related posts

“THE SUN” PUBLIKON LISTËN/ Shifra të çmendura të sportistëve, shikoni sa fiton McGregor për 7 sekonda

Delo.autor

Parandalohet një sulm “vrasës” në maratonën e Berlinit

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Gati rikthimi në pistë, Hamilton në fabrikën e Mercedes për makinën e re

Delo.autor

Leave a Comment