Champions League Futboll Sport

NË PRAG TË NDESHJES CHAMPINOS/ Tuchel: Mbappe nuk do të ndryshojë, tek “Djajtë e Kuq” më tremb vetëm ai

Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel, ka folur për mediat në prag të ndeshjes që kampionët e Francës do të luajnë nesër në mbrëmje në “Old Trafford” ndaj Manchester United, në Champions League. Në këtë sfidë delikate dhe ndaj një rivali në formë, ekipi i PSG-së do të luajë pa dy nga sulmuesit e saj kryesorë, Neymar dhe Cavani, të dëmtuar.

Ai që do të mbajë peshën e sulmit është Kylian Mbappe, që do të jetë “muskëtieri” i vetëm përballë mbrojtjes rivale. “Puna e Mbappe në këtë sfidë nuk do të ndryshojë, do të jetë po e njëjta si gjithnjë. Edhe pse i duhet të mbajë peshën e sulmit e vetmja gjë që i kam kërkuar është të zhvillojë lojën e tij”, tha Tuchel.

“Pres një United shumë sulmues dhe për t’i mundur duhet të luajmë në nivelin tonë më të mirë. Ndoshta luan Paredes, pasi kemi nevojë për të në këto moment. Gjithsesi, ende nuk e kam vendosur formacionin titullar”, shprehet me tej trajneri i PSG-së.

Tuchel tregon edhe njeriun kyç sipas tij të skuadrës së trajnerit Solskjaer: “Pogba. Është një lojtar i jashtëzakonshëm, çelësi i suksesit të këtij ekipi. Ndryshe nga ndeshjet që kemi zhvilluar në grupe, ndaj Napolit apo Liverpool, loja jonë është përmirësuar ndjeshëm. Gjithsesi, na duhet një mentalitet fitues për ta fituar këtë përballje ndaj United”, tha Tuchel.

Related posts

“DUHET TË JEMI DINAMIT, JO SHKËNDIJË”/ Flet Konte: Lukaku një gjigant i përulur, nuk më pëlqeu aspak… (FOTO)

Delo.autor

TRAGJEDIA/ Dalin pamjet pak minuta pas aksidentit tragjik të futbollistit spanjoll Rejes (VIDEO)

Delo.autor

Zidane e paralajmëron Lopeteguin: Kur je trajner i Realit, duhet të fitosh gjithçka

Isa.Autor

Leave a Comment