Champions League Futboll Sport

NË PRAG TË NDESHJES CHAMPIONS/ Alexis Sanchez zbulon: Kjo është mënyra e vetme për të eliminuar PSG-në

Nën drejtimin e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer, skuadra e Manchester United ka korrur deri më tani 11 rezultate pozitive radhazi: 10 fitore e 1 barazim. Nesër, “ djajtë” kanë një provë të vështirë, pasi do të luajnë në Champions League, ndaj PSG-së. Ndeshje e cila do të zhvillohet në “Old Trafford”, një përballje interesante mes dy ekipeve që pretendojnë ta fitojnë këtë turne.

Tek United të gjithë lojtarët janë të motivuar në këtë moment dhe njëri prej tyre është sulmuesi kilian Alexis Sanchez, që shpreson që “djajtë” të shkojnë deri në fund të këtij turneu. “Fitorja në Champions League është një ëndërr për çdo futbollist. I kam përjetuar më parë këto emocione kur luaja me Barcelonën dhe e di si ka qenë të luftoje dhe në fund ta ngrije lart këtë trofe”, thotë Sanchez.

“Shpresoj që këtë trofe ta fitoj edhe këtu, me United. Kaluam me sukses fazën e grupeve dhe PSG, rivali i radhës është një test i rëndësishëm për ne. Por luhet në 180 minuta dhe gjithçka vendoset në fund. Ne jemi një klub me shumë histori, mund të mposhtim çdo rival edhe PSG-në u shpreh Sanchez.

Sekreti për t’u kualifikuar? “Nëse fitojmë ndeshjen e parë në fushën tonë, në “Old Trafford”, pa pësuar gol, atëherë mendoj se jemi favoritë për të kaluar turin. Ndeshja e parë është vendimtare, nuk duhet të pësojmë gol dhe më pas të shkojmë në Paris për të shënuar një gol dhe mbrojtur rezultatin”, tha Sanchez.

Related posts

PAS 8 VITESH PA HUMBUR NË “CAMP NOU”/ “Shembet” stadiumi i pathyeshëm, Barcelona në situatë të vështirë

Delo.autor

ZBULON TË ARDHMEN PAS FITORES NË “BERNABEU”/ Marselo: Të gjithë e dinë që do të…

Delo.autor

INTER-BOLOGNA/ I mjaftojnë 6 minuta lojë, “Demi” Lautaro ndëshkon për “Zikaltërit” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment