Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Skënderbeu-Laçi: Zhbllokohen shifrat në Korçë, Krasniqi gol fantastik me kokë (VIDEO)

Skënderbeu dhe Laçi, luajnë në qytetin e Korçës takimin e fundit të javës së 21-të në Superiore. Ekipi i Shehit, vjen pas një serie humbjesh radhazi, në një krizë të vërtetë, dhe kjo ndeshje konsiderohet jetike për të ardhmen.

Nga ana tjetër, kurbinasit e Prengës u mundën javën e kaluar në shtëpi nga Luftëtari, ku shije akoma më të keqe la loja e dobët, dhe sot kërkohet menjëherë reagimi, për të përfituar edhe nga kjo formë jo e mirë që po kalon Skënderbeu.

LIVE | Skënderbeu-Laçi 1-0

GOL: Krasniqi 55′

KOMENTI LIVE

56’ Lëviz sërish Prenga. Nxjerr Shtubinën, fut Elvi Berishën.

55’ GOOOOOL Skënderbeu 1-0/ Shënon Blerim Krasniqi, pas një goditje me kokë, pas krosimit fantastik të Muzakës nga e djathta.

54’ Kryen edhe Shehi ndërrimin e parë. Del Bruno Dita, futet Zani Kurti.

54’ Krosim i Muzakës në të djathtë, rrezikshëm në mesin e zonës, por Toro largon në një rrëshkitje.

49’ Prenga kryen ndërrimin e parë. Del Redon Xhixha, futet Oktopu.

46’ Nis pjesa e dytë. Ekipet me të njëjtët lojtarë që e mbyllën.

Related posts

Ka nxitim prej Botërorit, ja merkatoja e pritshme në “top 4” ligat europiane

Sadik.Autor

“JEMI TREGUAR TË QARTË”/ Marotta sqaron: Icardi? Kur të mbyllet merkato…

Delo.autor

U transferua me bujë në Angli/ Kaleb EKUBAN jashtë planeve të trajnerit argjentinas

Isa.Autor

Leave a Comment