Futboll Sport

NË PRAG TË NDESHJES CHAMPIONS/ Habit Klopp: Tifozët tanë preferojnë më shumë titullin në…

Liverpool do të luajë të martën në mbrëmje ndaj Bayern Mynih ndeshjen e parë të 1/8 në Champions League, sfidë që do të zhvillohet në “Anfield”. Trajneri Jurgen Klopp, në prag të kësaj sfide tha: “Fakti që ndeshja e parë do të luhet në fushën tonë nuk ka rëndësi. Vjet luajtëm në fushën tonë ndaj Manchester City dhe u kualifikuam. Kur përballen dy ekipe që luajnë bukur ekipi që shkon më tej nuk vendoset vetëm pas një ndeshje, por pas 180 minutash”, tha Klopp.

Më tej, trajneri gjerman shtoi: “Nuk e kemi planifikuar këtë përballje vetëm për 90 minuta, por për 180. Jemi përqendruar që të bëjmë një paraqitje të mirë në të dyja sfidat, kemi punuar shumë, në mënyrë që ndaj Bayern të jemi në 100% të formës tonë. Ata kanë bërë disa ndeshje të dobta në Bundesliga, por në Champions janë ende në garë. Ajo që më befason është se tifozët tanë preferojnë më shumë titullin në Premier League se sa trofeun e Champions League. Gjithsesi, ne nuk heqim dorë nga asnjëri prej trofeve”, tha Klopp.

Related posts

City ndryshon objektivat e merkatos, nisin tratativat për Fred dhe Laporte

Q.Autor

ZYRTARE/ Këta janë këngëtarët që do të performojnë në hapjen e Kampionatit Botëror në Katar

F.autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ Nuk ka fund makthi i Ramos, situata e mbrojtësit shqetëson drejtuesit e PSG-së

Delo.autor

Leave a Comment