Champions League Futboll Sport

NË PRAG TË NDESHJES CHAMPIONS/ Simeone: Ne po përballemi me një…

Në konferencën për mediat, në prag të sfidës së parë ndaj Juventus, e vlefshme për fazën e eliminimit direkt në Champions League, trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone ka mohuar që përballja ndaj bardhezinjve të jetë një finale e parakohshme, teksa ka përgëzuar vendimin e Cristiano Ronaldo për të braktisur Real Madrid.

“Jam entuziast që ndodhem në këtë fazë të Champions League përballë një kundërshtari kaq të fuqishëm. Kjo përballje gjeneron rritje. Atletico është stabël në këtë kompeticion dhe kjo është krenari. Të vazhdojmë të përmirësohemi do të na bëjë që të ruajmë këtë qëndrueshmëri”, u shpreh Simeone.

“Kjo nuk është një finale e parakohëshme, sepse jemi në të tetat e finales dhe nuk të ofrojnë asnjë trofe për fitore, por vetëm kalimin e turit. Ne po përballemi me një kundërshtar të fuqishëm me shumë forcë dhe një klub të madh nga pas. Veçanërisht me një trajner që qëndron prej disa vitesh në atë klub, njëlloj si ne. Ata kanë futbollistë me shumë hierarki, me shumë cilësi dhe kapacitet. Ne do të kërkojmë atë që duhet për të udhëhequr me armët tona”, deklaroi trajneri i Atletico Madrid.

“Cristiano Ronaldo ka bërë një zgjedhje fantastike duke ndryshuar. Është një sfidë madhore për një futbollist të transferohet te një klub të konsoliduar si Juventus, por ne mendojmë për Moratan, Diego Costa, Lemar, Koke, Saul … Të gjithë këta futbollistë kanë një iluzion, një të tashme dhe një dëshirë të madhe për të zhvilluar një ndeshje të madhe”, përfundoi Simeone.

Related posts

“MENDOJMË QË FINALJA DHE GJYSMËFINALJA TË LUHEN NË NJË VEND”/ Duka tregon zgjidhjen: Po studiojmë formulën se si…

Delo.autor

E BUJSHME/ Kepa+30 milionë euro, Chelsea ofertë të “çmendur” për portierin e njohur!

Delo.autor

SYNOJNË PËRFORCIME TË MËDHA/ Milan kërkon të “rrëmbejë” mbrojtësin e “Topçinjve”…

Delo.autor

Leave a Comment