Sport Të tjera

Pezullimi i Briken Caljes, reagon KOKSH: Vendimi për shkak të dopingut

Sporti i peshëngritjes ka nisur një tjetër betejë me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), pas vendimit që komiteti i tij ekzekutiv, në mbledhjen e fundit ka marrë vendimin për të lënë jashtë Lojërave Mesdhetare “Tarragona 2018” sportin e peshëngritjes. Vendim që KOKSH e ka motivuar për shkak të rasteve të shumta doping në këtë sport vitet e fundit, përfshi edhe dy rastet e konstatuara këtë vit (Romela Begaj dhe Evangjeli Veli).

Por kjo arsye nuk ka bindur disa nga peshëngritësit më të mirë shqiptare, si Briken Calja e Daniel Godelli, që kanë reaguar publikisht për këtë vendim të KOKSH, duke kërkuar që të jenë në Mesdhetare, pasi janë të pastër, marrin pjesë në eventet ndërkombëtare dhe garantojnë medalje. Ata e quajnë si absurd vendimin për të lënë jashtë peshëngritjen shqiptare, duke qenë se edhe vetë ndërkombëtarët nuk e kanë përjashtuar Shqipërinë.

Zv.presidenti i KOKSH-it, Vojo Malo, përmes një mesazhi ka justifikuar këtë vendim, duke thënë: “KOKSH ka vendosur pezullimin e FSHP-së nga aktivitetet olimpike për shkak të situatës në këtë Federatë dhe përdoruesve të njëpasnjëshëm të dopingut. KOKSH, në frymën e parimeve të Kartës Olimpike dhe orientimeve të IOC, mbështet vetëm sportistët e pastër. Briken Calja është një prej përdoruesit të dopingut në 2013-n”.

Related posts

BËN PËR VETE JUVENTUSIN/ Zbulohet tabuja e CR7 në këtë sezon

Delo.autor

E PAZAKONTË/ Autoritetet shëndetësore futen ne fushë dhe ndalojnë Brazil-Argjentinë (VIDEO)

Delo.autor

SHKËLQEU NDAJ KUKËSIT/ Mesfushori Bardhi: Çdo ndeshje është e vështirë. Shpresoj të shënoj sërish, sepse…

Delo.autor

Leave a Comment