Futboll Premier League Sport

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ BOURNEMOUTHIT/ Klopp: Është normale që të kemi një moment të vështirë

Skuadra e Liverpool nuk po kalon një moment tgë mirë në kampionat, teksa sheh se Manchester City e ka arritur në renditje. “Qytetarët” kanë luajtur një ndeshje më shumë (mundën 2-0 Everton në mesjavë), duke vënë në presion “reds”, që janë të detyruar të fitojnë për të ruajtur diferencën. Pavarësisht kësaj, trajneri Jurgen Klopp është shprehur se ka 100% besim te lojtarët e tij dhe aftësitë e tyre për të dalë nga kriza.

Liverpool nuk ka bindur me lojën e tij në barazimet 1-1 ndaj Leicester dhe West Ham, ndërkohë që sfida e nesërme ndaj Bournemouth mund të rikthejë qetësinë dhe 3 pikët. “Është normale që të kemi një moment të vështirë, në një sezon të gjatë kjo është e pranueshme. Nëse dëshiron të shohësh ekipin tënd në krye të renditjes në fund të sezonit duhet të jesh i aftë të kalosh edhe këto moment delikate”, tha Klopp.

“Kam marrë një mesazh këtë javë, që tregon se njerëzit mendojnë se unë kam nevojë për ndihmë. Ju them se nuk kam nevojë për ndihmë, jam shumë mirë kështu si jam. Njerëzit nga jashtë i shohin gjërat ndryshe. Jemi përgatitur mirë gjatë kësaj jave dhe besoj se do të dimë të reagojmë në ndeshjen e radhës”, tha Klopp.

Related posts

SHQIPËRI-SERBI/ Informacion për publikun në lidhje me procesin e shitjes së biletave

F.autor

TRANSFERIMI TEK PSG/ Di Maria i shpreh “dashurinë” Messit: Jam shumë i lumtur, është ajo që kam dashur gjithmonë

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Ajax-Chelsea. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment