Futboll Seria A Sport

TRAJNERI STEFANO PIOLI ZBULON/ Ëndrra “Zikaltër” dhe telefonata e Juventusit që ndryshoi gjithçka

Mësohet se është zbuluar një anekdotë shumë interesante që ka lidhje me trajnerin e Fiorentina-s, Stefano Pioli.

Kur luante në C1 me Parma-n e mori në telefon Inter, që ishte skuadra e tij e zemrës, me të cilën ra në dashuri në fëmijëri kur pa një ndeshje të zikaltërve kundër Bologna-s në “Dall’Ara”.

Teksa Pioli po shkonte në Milano me makinë, i shoqëruar nga babai dhe drejtuesi verdheblu Sogliano, me këtë të fundit ka bërë një ndalesë në Piacenza.

Sogliano i ka thënë se duhej të bënte një telefonatë, që i detyroi të ndryshonin rrugë: ishte Juventus-i që i ofroi Parma-s më shumë para. Në fund Pioli shkoi në Torino dhe jo në Milano.

Related posts

I SHËNOI DOPIETË ME PENALLTI/ Kamerat kapin momentin kur Kristiano Ronaldo ironizon portierin e Xhenoas (VIDEO)

Delo.autor

Sërish vëmendja te Donnarumma, dëshiron të largohet nga Milan

Q.Autor

WILDER NDRYSHON STRATEGJINË/ Shtyn sfidën me Ortiz për të evituar revanshin me…

Delo.autor

Leave a Comment