Futboll Premier League Sport

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ MALMOS/ Sarri në vështirësi: Ne kemi nevojë për një rezultat që…

Vështirësitë e Maurizio Sarrit në stolin e Chelsea shtohen nga dita në ditë. Të hënën, kundër Manchester United, erdhi humbja e tretë e rëndë në pesë ndeshje, pas disfatave 4-0 kundër Bournemouth dhe 6-0 ndaj Manchester City. Kalendari i ngjeshur, me shumë ndeshje, nuk e ndihmon trajnerin italian, siç e tha ai në një konferencë shtypi.

Në prag të ndeshjes kundër Malmö, Sarri ka nënvizuar se angazhimet e vazhdueshme e të shpeshta nuk e lejojnë ekipin të trajnohet si dhe sa duhet, që të zgjidhë të gjitha problemet e vërejtura në ndeshjet e fundit: Nuk është kaq e lehtë për t’i zgjidhur problemet tona, sepse nuk kemi kohë, sepse luajmë çdo tri ditë. Nuk është e lehtë, po përpiqemi të flasim me lojtarët dhe t’i shmangim gabimet, duke i korrigjuar ato përmes videove, sidomos sa i takon mbrojtjes. Ne kemi nevojë për një rezultat që na jep besim dhe pastaj një seri fitoresh“.

Megjithatë, Sarri nuk e lidh këtë ngërç me sistemin, përmes të cilit dëshiron të imponojë idenë e tij të futbollit, me të cilin pati sukses në javët e para si trajner në Angli. Italiani specifikon se nuk ka folur me asnjërin në klub për çështje të sistemit të lojës: Moduli i lojës nuk është problem. Unë dua ta shoh futbollin në një mënyrë tjetër. Këtë javë nuk kam folur me Marina apo Abramoviç. Kemi rënë dakord që të qëndroj këtu për një kohë më të gjatë, përndryshe nuk mund të punoja dot”.

Në javët e fundit ka pasur kritika për rolin e Kante, i cili konsiderohej i pazëvendësueshëm te Chelsea nën drejtimin e Antonio Conte. Trajneri aktual toskan shpjegoi pikëpamjen e tij: Në rolin e tij, unë dua një lojtar që mund të lëvizë shpejt topin. Ky nuk është tipari më i mirë i tij. Kante është shumë i dobishëm për ne, ai ka fituar dy tituj në Premier League dhe një Kampionat Botëror, por në sisteme të tjera të lojës“.

Related posts

United fiton me goleadë ndaj Yeovil, shkëlqen Sanchez

Q.Autor

NUK NDALEN KAMPIONËT E ANGLISË/ Pas një asisti “MAGJIK nga De Bruyne, Gabriel Jesus “hipotekon” sfidën (VIDEO)

Delo.autor

INTER SYNON PËRFORCIME/ Presidenti Zhang jep OK e tij për blerjen e parë të dimrit

Delo.autor

Leave a Comment