Futboll Premier League Sport

KORONAVIRUSI/ U përfol se Salah është prekur nga epidemia, reagon ashpër agjenti i tij

Gjatë ditëve të kaluara, nga e gjithë Europa kanë ardhur lajme në lidhje me pozitivitetin e lojtarëve të ndryshëm ndaj “Coronavirus”. Në pak më shumë se 24 orë, vetëm Seria A ka shënuar disa të prekur, si Rugani, Gabbiadini, Colley, Ekdal, La Gumina, Thorsby dhe Vlahovic, por, në një situatë të tillë emergjente qarkullojnë edhe “fake news” në internet.

Në orët e kaluara, veçanërisht në Egjipt, u përhap lajmi se Mohamed Salah kishte rezultuar, gjithashtu, pozitiv në provën e tamponit. Në të vërtetë, kampioni i Liverpool nuk është prekur nga “Coronavirus”, teksa agjenti i tij, Ramy Abbas, përmes Twitter, ka postuar një mesazh shumë të ashpër, që synon të mohojë me forcë thashethemet e qarkulluara: “Sa e turpshme që diçka kaq e ndjeshme botohet me njohuri ose burime zero…, vetëm për klikime. E pështirë dhe e tmerrshme në të njëjtën kohë”.

Related posts

SJELLJET JO TË DUHURA NË KLUB/ Doglas Costa hyn në krizë me Juventusin, sirena largimi në…

Delo.autor

(VIDEO) City rikthen baraspeshën ndaj Liverpool, Sane ndëshkon vëndasit

Q.Autor

Pas miqësores kundër Skocisë/ “Tifozët Kuqezi” do të luajnë edhe kundër tifo-grupit të Uellsit

Isa.Autor

Leave a Comment