Futboll La Liga Sport

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ VILLARREAL/ Simeone: Është një rival i vështirë, ne do të…

Në fillim të konferencës për shtyp të ditës së sotme, Diego Simeone foli për gjestin e tij të shëmtuar (bëri me dorë nga organet gjenitale) në ndeshjen Atlético Madrid-Juventus 2-0, në Champions: “Unë iu kërkoj falje sërish njerëzve që u ofenduan nga gjesti i asaj mbrëmje, edhe Juventusit. Ishte një shprehje e keqe e asaj që ndjeva për lojtarët e mi dhe me këto fjalë dua ta mbyll çështjen”.

Më tej, disa fjalë edhe për kundërshtarin e radhës në La Liga: “Villarreal është një rival i vështirë, kompleks, që përbëhet nga lojtarë shumë të mirë dhe drejtohet nga një trajner, i cili e ka ndryshuar disa herë skemën e lojës. Ne do të kërkojmë që të vazhdojmë të rritemi, të frymëzuar edhe nga loja e mirë e të mërkurës“.

Diego Simeone bëri vetë një gjest për t’u kritikuar, por ai pyetet edhe mbi “manitën” që bëri Cristiano Ronaldo ndaj tifozëve të Atletico Madrid, duke iu kujtuar këtyre të fundit se ka fituar 5 Champions, ndërsa ata asnjë: “Unë e kuptoj çdo gjë, jam pjesë e kësaj dhe e kuptoj se çfarë mund të ndodhë“.

Related posts

Brozovic në formë, e motra akoma dhe më shumë

Sadik.Autor

FRIKSOHET PEREZ/ Hazard përmbys situatën: Mund të qëndroj përgjithmonë te Chelsea

Isa.Autor

11 PIKË LARG VENDIT TË TETË/ Apolonia mposhtet nga Kukësi bie zyrtarisht në Kategorinë e Parë

Delo.autor

Leave a Comment