Futboll Sport

Te Kukësi ka shumë punë për të zgjidhur/ Gjithçka në dorë të trajnerit Peter Pacult

Kukësi ka mundur të plotësojë objektivat e përcaktuara në fillim të kampionatit. Edhe pse verilindorët nuk mundën të rikonfirmoheshin sërish kampionë, planet kanë ecur mirë dhe janë plotësuar disa nga pritshmëritë e presidentit Safet Gjici.

Dëshira e fundit për presidentin është kalimi i tureve në Europë, nëse kjo gjë nuk ndodh, sigurisht që “numri 1” i klubit verilindor do mërzitet shumë, ndërkohë që gjithçka eështë në dorë trajnert të skuadrës, Peter Pacult.

Nga momenti që ai mori në dorë “frerët” te Kukësi, tekniku ka bërë një punë të mirë, ndërkohë që për për të tani nis pjesa më e vështirë. Mësohet se Gjici i ka lënë dorë të lirë Pacultit për hyrje-daljet. Do jetë trajneri që do vendosë kë do mbajë në skuadër dhe kë do lërë të shkojë. Shto këtu dhe afrimet e reja.

Në rast se tekniku gabon me zgjedhjet e tij, e ardhmja do ishte fatale, pasi Gjici njihet nga të gjithë për natyrën shpërthyese kur vjen puna për plotësimin e objektivave. Një lëvizje e gabuar nga ana e Pacult mund të bëjë që presidenti  të ndryshojë mendim për të dhe stafin teknik.

Related posts

JOSHËSE/ Francesca Sofia Novello, “zjarri” që po djeg Valentino Rossin

Isa.Autor

PAS FITORES ME PËRMBYSJE NDAJ VENEZIAN/ Allegri: Duhen përmirësuar shumë gjëra, kemi disa lojtarë që…

Delo.autor

NË SUPER FORMË/ Prurjet e reja të Realit dhurojnë spektakël në stërvitje (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment