Futboll Seria A Sport

NGA 16 MILIONË EURO TEK POZICIONI NË FUSHË/ Ky lojtar nuk i duhet Juventusit

Sezoni i parë i Emre Can tek Juventus nuk ka qenë në lartësinë e duhur, të paktën deri tani. Pas pothuajse tetë muajsh nga fillimi i aventurës bardhezi të mesfushorit gjerman me origjinë turke është e domosdoshme të bëhet një bilanc i parë, që në këtë rast nuk është aspak pozitiv.

25-vjeçari u transferua nga Liverpool-i në Torino me kosto zero verën e kaluar, por i ka kushtuar 16 milionë euro bardhezinjve në pagesa që i janë bërë menaxherëve të tij pas negociatave të gjata. Juventus ka pranuar edhe që të përfshijë në kontratën e tij një klauzolë për prishjen e marrëveshjes, gjë që nuk e kishte bërë kurrë më parë.

Klauzola me vlerë 50 milionë euro do të jetë e vlefshme pas vitit të tretë të kontratës vetëm për klubet jashtë Italisë. Bardhezinjtë e kanë bërë një gjë të tillë për t’i treguar se sa e rëndësishme ishte për ata që ai të bëhej pjesë e ekipit të tyre.

Fatkeqësisht, rezultatet e këtij operacioni nuk janë parë deri tani, ose kanë qenë zhgënjyes. Emre Can, edhe për faj të disa dëmtimeve, nuk ka arritur të jetë në Torino ai lojtari që bëri për vete gjysmën e Europës kur luante me Liverpool-in.

Në 24 ndeshjet e luajtura në këtë sezon mes kampionatit dhe kupave, ai ka shënuar dy gola (kundër Chievo-s dhe Sassuolo-s), ka realizuar një autogol (kundër Lazio-s) dhe ka dhënë vetëm një asist. Përshtypja e krijuar është se ai nuk ndihet mirë në skemat e Allegri-t, se nuk arrin të tregojë atë forcë fizike dhe ato cilësi teknike të treguara në Premier League.

Problemet e gjermanit duket se kanë lidhje kryesisht me skemën 4-3-3 të përdorur deri tani nga trajneri i bardhezinjve. Emre Can, në fakt, ka dhënë maksimumin e tij në një skemë me 4 ose 2 mesfushorë. Kjo dilemë teknike duhet zgjidhur sa më shpejt, në mënyrë që lojtari të mund të ndihmojë ekipin në këtë fazë të fundit të sezonit, duke filluar nga ndeshja e kthimit me Atletico Madrid.

Bardhezinjtë do të duhet t’i kenë të gjithë lojtarët në gjendjen ne tyre më të mirë për të përmbysur humbjen 2-0 të pësuar në Spanjë. Emre Can i parë deri tani duket si një i afërm i largët i lojtarit që luante me Liverpool-in.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Icardi ka ende një shpresë të fundit tek Inter, nëse…

Delo.autor

FUNDI I NJË EPOKE/ FOTOT e lamtumirës së Messit që po bëjnë xhiron e botës

Delo.autor

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA/ Ndryshime te Milan, në verë largohen 3 titullarë! (EMRAT)

Delo.autor

Leave a Comment