Sport

“NUK E DI NËSE DO TË DUELOJ SËRISH”/ Mike Tyson: Ende s’më kanë paguar për rikthimin tim në ring

Boksieri amerikan Mike Tyson, i rikthyer në ring në nëntor 2020 pas 15 vitesh tërheqje, u shpreh se end enuk është paguar plotësisht për atë duel. Në atë sfidë, ai dueloi ndaj Roy Jones Jr, përballje me 8 raunde që u mbyll në barazim.

Ajo sfidë gjeneroi 1.6 milionë PPV (pay per view-paguaj për ta parë) dhe rreth 65 milionë dollarë. Tyson do të arkëtonte nga ajo sfidë 10 milionë dollarë, por ende nuk e ka marrë 100% këtë shumë edhe pse kanë kalar 14 muaj.

“Kam marrë një pjesë të asaj shume, por ende jo të gjithën. Nuk di të them se përse nuk po më paguajnë”, tha “Iron Mike”, që hodhi dyshime për një tjetër sfidë në ring. “Nuk e di nëse do të dueloj sërish, të shohim”, tha Mike Tyson.

Related posts

Vjen largimi i parë nga Kombëtarja e Argjentinës

Sadik.Autor

Plaku zbulon premion dhe çfarë ka ndryshuar tek Kamza

Sadik.Autor

PO KALON NJË FORMË TË SHKËLQYER TEK CAGLIARI/ Flet Nainggolan: Dua t’i tregoj Interit se gabuan…

Delo.autor

Leave a Comment